”Jam gazetare”, Alma e video-s me Safetin në zyrë: USB-në me pamjet ma mori me forcë…

Safet Gjici dhe Alma Kaçi u përfshinë në një skandal seksual këtë verë, dhe Prokuroria thotë se nga hetimet, rezultoi një bisedë e zhvilluar mes Alma Kaçit dhe Safet Gjicit në zyrën e tij, ku Gjici pas favorit seksual, e drejtoi Almën te Granit Gjana, për të folur mbi tenderin për strehimin e qenve endacakë.

Në banesën e Kaçit u gjet një USB, që përmbante filmimin bruto të aktit seksual në zyrën e Bashkisë. Kaçi kur është marrë në pyetje është shprehur se filmimin e ka bërë në kuadër të emisionit investigativ “Fiks Fare”, pasi sipas saj ishte gazetare e padeklaruar investigative në këtë emision.

Në telefonin e Kaçit u gjetën biseda mes saj dhe gazetarëve të “Fiks Fare”, ku Kaçi fliste për këtë filmim. Sipas SPAK, filmimi u bë me vullnet të plotë nga ana e Kaçit, për ta dokumentar. Nga hetimet del në pah edhe emri i ish-kryetarit të qarkut Kukës, Abedin Oruçi. Kjo pasi siç pretendon Kaç, ai ia ka marrë USB-në me forcë.

SHKARKO APP