‘Jam i dërguari i Allahut, do ju vras të gjithëve’. Arrestohet kosovari në Vlorë
Policia e Vlorës ka arrestuar një shtetas kosovar, pasi akuzohet për thirrje dhe propagandë për kryerjen e veprave terroriste.
I arrestuari është Dijar Xhema, 29 vjeç, lindur e banues në Mitrovicë, Kosovë.
Arrestimi i këtij u bë pasi ka dhunuar fizikisht, psikologjikisht dhe ka tentuar të rrëmbejë me mjetin e tij ‘Audi’ me targa KS02300CO, tre perona me inicialet: B.N, N.I, dhe F. D. në vende të ndryshme të qytetit të Vlorës brenda një harku kohor prej 2 orësh.
Këto veprime ky shtetas i ka shoqëruar me thirrjet në vende dhe ambiente publike si“Allahu Akbar”, “Jam i dërguari i Allahut” dhe “Do ju vras të gjithëve”.
Nisur nga veprimet e kryera, informacionet e dhëna nga qytetarë dhe reagimi në kohë rekord i strukturave të policisë u lokalizua dhe u neutralizua autori i dyshuar i këtyre akteve duke bërë kështu parandalimin e disa ngjarjeve të rënda kriminale me pasoja dhe impakt në publik.
Sipas policisë, personi në fjalë si gjatë arrestimit dhe në ambientet e shoqërimit ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.
‘Gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva.
Nisur sa më lart: shtetasi Dijar Xhema ka dyshime të bazuara dhe arsyeshme, se me veprimet dhe mosveprimet e tij ka konsumuar elementet e veprave penale: “Vepra me qëllime terroriste”; “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”; “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, (të mbetura në tentativë); “Prodhim dhe shitje narkotikeve”, të parashikuara nga nenet 230 gërma a dhe g , 232/a, 265, 283 e 22 të Kodit Penal.
Ky person paraqet rrezikshmëri të theksuar shoqërore pasi në Kosovë është i evidentuar si person me precedent kriminal për tendencën e vrasjes, rrëmbim, dhunim personi, dhunim i punonjësve të organeve ligjzbatuese, mbajtje dhe përdorim pa leje të armëve të zjarrit’, thuhet në njoftimin e Policisë.
KOHA JONË SONDAZH

