“Jam shtruar në Infektiv”, flet Silva Bino: Jam shumë mirë, nuk jam rëndë!

Ditën e sotme u bë me dije se shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino ka rezultuar pozitive me Covid-19.

Aktualisht Bino gjendet e shtruar në spitalin Infektiv dhe për Fax News ka konfirmuar se nuk është rëndë, por është shumë mirë.

“Unë e shëruar jam besoj tani. Po jam shtruar në Infektiv, por nuk jam rëndë dhe jam shumë mirë. Kam dy ditë. Erdha për tu izoluar më shumë”- është shprehur ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sakaq ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i uroi Binos shërim të shpejtë, duke konfirmuar po ashtu se gjendje e saj paraqitet e stabilizuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Postimi i plotë:

I uroj shërim të shpejtë prof. Silva Binos, që po trajtohet me kujdes e profesionalizëm nga kolegët e saj në spitalin infektiv në QSUT. Mjekët konfirmojnë se gjendja e saj është e stabilizuar. Dr. Bino të presim të na bashkohesh sa më parë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?