Janë përgjuar 4099 persona në vitin 2015 nga Prokuroria

Gjatë vitit të kaluar me kërkesë të Prokurorisë, Gjykatat kanë dhënë 1445 vendime përgjimesh ndërsa janë përgjuar 4099 persona.

Shifra bëhet e ditur në raportin vjetor që organi qendror i akuzës ka dorëzuar në Kuvend. Në raport thuhet se në saj të përgjimeve është arritur të kapen në flagrancë 593 persona të dyshuar për vrasje, trafikim të lëndëve narkotike, korrupsion, trafikim të armëve dhe të tjera vepra penale.

Ndërsa në disa raste të dhënat e përfituara gjatë përgjimeve , është mundësuar regjistrimi i procedimeve penale të tjera kryesisht për  korrupsion të personave që kryejnë funksione publike.

Edhe per kete vit  numrin  më të madh te aplikimit të përgjimeve e ka   Prokuroria  për Krime të Rënda, ku rezultojnë 859 vendime  të kërkuara nga kjo prokurori  për  164 procedime penale. Prioritet i punës se prokurorisë për vitin 2015 ka qene lufta kunder korrupsionit,  ku ka një rritje me 49 %  .

Për vepren penale të  “korrupsioni aktiv i gjyqtarëve,v prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, organi i prokurorisë  për vitin e kaluar ka regjistruar 7 procedime me 9 të pandehur. Ndërsa  per   “korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”   prokuroria ka regjistruar 25 procedime penale me 9 të pandehur.

Një tjetër vepër që ka patur numer te larte procedimesh është vjedhja e pasurise  ku dominojnë vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike.

SHKARKO APP