Janeva: U futëm me forcë në DSK e do të qëndrojmë derisa të kryejmë punë!

Prokuroria Speciale Publike ka hyrë me urdhër të gjykatës në ambientet e Sigurisë dhe Inteligjencës për inspektim të të dhënave kompjuterike të DSK për rastin “Puç” në mënyrë që të përcaktohet se kush i kreu përgjimet dhe nëse bëhet fjalë për shërbimet vendase ose të huaja.

Shefja e Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva, në konferencën e pasdites së sotme tha se PSP ka gati një muaj që përpiqet të hyjë në DSK.

“Që nga tetë marsi kërkojmë informacion, por ata asgjë nuk na e kanë paraqitur. Sot, ne u futëm me dy vendime të gjykatës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në urdhërat gjyqësorë thuhet se duhet të marrim të gjitha masat PIM dhe të gjitha bisedat e regjistruara nga viti 2008 deri në vitin 2015”, deklaron PSP.

Swiss Digital Mobile Reklama

Janeva, po ashtu ka vënë në dukje se DSK nuk bashkëpunon dhe e ka bërë të vështirë punën.

Drejtori i DSK nuk bashkëpunon dhe nuk e di në çfarë pozicioni është i pranishëm këtu dhe Mitko Çavkov. Vazhdimisht hyjnë dhe dalin oficerë të policisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?