Janullatos, kandidat për president i Greqisë?!

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse në Shqipëri, Anastas Janullatos mund të jetë kandidati kryesor për t’u bërë president i Greqisë. Lajmi bëhet me dije nga gazeta greke “To Vima”.

Sipas kësaj gazete, emri i Janullatosit është propozuar nga ana e kryeministrit të ri grek, Aleksis Tsipras.

 “Burime shumë të sigurta na kanë raportuar se drejtues të lartë të SYRIZA-s, që kanë lidhje me Lidhjen e Manastireve të Malit të Shenjtë, kanë ditë që po përpiqen që të joshin Kryepeshkopin e Shqipërisë Anastas, që të pranojë ofertën e kryeministrit Aleksis Tsipra për të qenë kandidat për president të Republikës”, shkruan e përditshmja “To Vima”.

Megjithatë, edhe pse nuk e ka refuzuar ende zyrtarisht këtë ofertë, Janullatos ka thënë se ka një mision për të kryer në Shqipëri dhe nuk ka ndërmend që të bëhet presidenti i Greqisë. Kohë më parë kjo gazetë shkruante për të njëjtën gjë, duke thënë se Janullatos ishte propozuar nga Gejxh për të qenë president, duke qenë se i ka shërbyer helenizmit.

SHKARKO APP