Janullatos: Pashka, dalje nga dëshpërimi

“Pashka – Dalje nga dëshpërimi”. Me një mesazh të tillë, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastasi ka përshëndetur besimtarët ortodoksë me rastin e Pashkëve.

“E kremtja e Pashkës vjen që të shpërbëjë retë e dëshpërimit dhe të na çlirojë nga prirja për të mbetur “të vonuar në zemër për të besuar”. Ajo vjen për t’i dhënë forcë lutjes sonë: “Rri bashkë me ne, sepse është ndaj të ngrysur” dhe që të na ndihmojë të njohim personalisht Zotin e Ngjallur. Besimi në Ngjalljen e Krishtit dhe rrjedhojat e saj diakronike e të përbotshme, ofrojnë dritë dhe fuqi për të dalë nga kjo plogështi dhe ky shkurajim shpirtëror. Krishti, duke pranuar me vullnet pësimin e Tij të përulur, dërrmoi dinastinë e pushtetit demoniak, i cili mbështetet mbi arrogancën dhe interesin vetjak; asgjësoi fuqitë e errësirës “dhe shfuqizoi vdekjen, duke na dhuruar jetën e amshuar”. Perëndia Atë e vendosi Birin e Tij të kryqëzuar dhe të ngjallur “përmbi çdo autoritet e pushtet, dhe fuqi e zotërim, dhe emër, që të quhet jo vetëm në këtë jetë, por edhe në atë që vjen. Edhe të gjitha i vuri nën këmbët e tij” (Efes. 1:21-22). Dhe kjo është dalja çlirimtare, të cilën na e shpall e kremtja e sotme, duke na ftuar të forcojmë besimin tonë në pushtetin e Tij”, citon Ai.

Duke përfunduar se “brenda dritës paskale mund të shikojmë me optimizëm dhe mendim krijues jetën tonë, me sigurinë se ecuria dhe zhvillimi i njerëzimit nuk ndodhin pa Krijuesin e botës. Dhe, për më tepër, marrim fuqi për të kryer ndërhyrje të guximshme dhe përpjekjet e duhura sociale duke filluar nga ambienti ynë i ngushtë, familja, qyteti, vendi ku jetojmë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?