Japonia, 6 milionë jenë ndihma Shqipërisë për përmbytjet

Ditën e djeshme, qeveria e Japonisë miratoi dhënien e ndihmës përmes mallrave të asistencës së emergjencës me vlerë prej 6 milionë jenësh (batanije, dyshekë etj) për Republikën e Shqipërisë përmes Agjensisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), në përgjigje të kërkesës së qeverisë shqiptare si pasojë e dëmeve të mëdha shkaktuar nga përmbytjet e ndodhura në vend.

 Pjesa jugore e Shqipërisë po vuan si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e shumta të shiut nga 31 Janari në 2 Shkurt si dhe shkrirjes së dëborës nga malet në lumenjtë e zonës. Duke iu referuar raporteve të Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Shoqërive të Gjysmë-Hënës së Kuqe, deri më 11 Shkurt është raportuar 1 person i vdekur dhe rreth 8000 njerëz janë prekur rëndë nga përmbytja.

Në këtë kuadër, qeveria e Japonisë vendosi të japë asistencë emergjence nisur nga këndvështrimi humanitar për viktimat, por gjithashtu edhe në kuadër të marrëdhënieve miqësore midis Japonisë dhe Republikës së Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?