”Java e luftës në Shqipëri”/ Mjeku: Lutemi të kemi stabilitet, jo shpërthim
123 të prekur, 5 viktima dhe 10 të shëruar nga Covid-19. Ky është bilanci i deritanishëm nga virusi vdekjeprurës, që ka prekur edhe Shqipërinë. Sipas kryeministrit Edi Rama, mjekë dhe ekspertëve të fushës, kjo javë është mjaft e rëndësishme. Arben Gjata, kreu i Task-Forcës anti Covid-19, thotë se ”Janë mbyllur rreth 2 javët e inkubacionit. Virusi shfaqet pas rreth 2 javëve në inkubacion dhe pritet tashmë për të parë se si do të jetë tendenca, si në këtë javë dhe në javën tjetër. Shpresojmë të kemi një stabilitet, jo një shpërthim të madh”.