Java e parë e janarit regjistron 22 aksidente me 5 viktima

Pesë viktima janë shkaktuar gjatë javës së parë të janarit si pasojë e aksidenteve. Numrin më të lartë e kryeson Tirana me 3 viktima, e ndjekur nga Berati e Gjirokastra. Në 80% të rasteve, aksidentet regjistrohen si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit, ndaj gjatë kësaj jave janë ndëshkuar një numër i lartë shoferësh.

Plot 22 aksidente janë regjistruar në javën e parë të vitit duke shkaktuar 5 viktima.

Numrin më të lartë të viktimave për këtë periudhë e mban Tirana me 3 të vdekur, e ndjekur nga Berati dhe Gjirokastra me nga 1 rast.

Gjatë 1 jave si pasojë e aksidenteve janë shkaktuar 21 të plagosur lehtë, 3 të plagosur rëndë.

Gjatë kësaj periudhe,  në 20 % të rasteve shkaktare kanë qenë këmbësorët dhe 80 % nga shkelja e rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e automjeteve.

Në total sipas statistikave rreth 35% e aksidenteve kryhen nga grup mosha 25-35 vjeç.

Ndonëse shifrat flasin për ulje krahasuar me 1 vit më parë, policia e shikon me shqetësim situatën e aksidenteve.

Për këtë arsye efektivët e Rrugores kanë ndërmarrë një plan masash, duke patrulluar me radarin Trucam, për të evidentuar shkelësit e normave të lejuara të shpejtësisë.

Si shkak i kontrolleve në rrugë, ditët e fundit janë pezulluar më shumë se 250 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe drejtim nën efektin e alkoolit.

Për po të njëjtën shkelje janë arrestuar 33 drejtues mjetesh në rang vendi, ndërsa janë vendosur rreth 4 mijë masa administrative për shkelje të kodit rrugor./Ora News/

Ora News - Java e parë e janarit regjistron 22 aksidente me 5 viktima

SHKARKO APP