FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Java nis me vranësira dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot të kthjellët por që në disa zona do të ketë edhe reshje të izoluara dhe jo me intensitet të lartë.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 00°C në 06°C, në zonat e ulëta nga 08ºC në 17°C dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 19°C.

Era do të fryjë në drejtim Verio-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -2°C në 07°C dhe në zonat e ulëta nga 02°C në 10°C.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?