Javën e ardhshme BE do të mbledhë 27 anëtarët

Europian Donald Tusk, mbajti një konferencë për mediat duke thënë ky është një moment dramatik e sidomos për BE-në. Ai u shpreh se unioni është i përgatitur për skenarin më të keq të mundshëm dhe se do të zhvillojë një takim me liderët e 27 vendeve antare gjatë javës së ardhshme.

Tusk nënvizoi se blloku do të ruajë unitetin me pjesën e mbetur të shteteve antare.

Në të njëjtën linjë qëndroi edhe Presidenti i Parlamentit Europian Martin Schulz u shpreh vullneti i qytetarëve duhet respektuar dhe se procedura e daljes duhet të kryehet te sa më shpejt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm gjerman deklaroi se kjo është një ditë e trishtë për Britaninë e Madhe. Por nuk ka qënë e të njëjtit mendim liderja e Frontit Nacional në Francë, Marine Le Pen, e cila shkruan se dalja e Britanisë nga unioni është një fitore për demokracinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, lideri i laburistëve në Britani, Jeremy Corbyn u shpreh se qeveria duhet që shumë shpejt të aktivizojë nenin 50 të Traktatit të Bashkimit Europian për të nisur procedurat e daljes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?