”Jemi në këto kushte”/ Rama: Mund të shohim lidershipin e Ukrainës të vrarë ose të marrë peng
Kryeministri Edi Rama, në konferencën e parë për luftën që po bën Rusia në Ukrainë, tha se jemi në kushtet kur nga ora në orë, mund të shohim lidershipin e Ukrainës të vrarë ose të marrë peng
”Sot jemi në kushtet kur nga ora në orë, mos e dhëntë Zoti por mund të shohim lidershipin e Ukrainës të vrarë ose të marrë peng.
Mund të shikojmë një vend që kalon në një botë tjetër komplet duke u kontrolluar ushtarakisht, ndërkohë që nga ana tjetër ka filluar vendosja e sanksioneve.
Do të duhet të shikojmë dinamikat dhe si do të sillet BE me vendet e tjera që janë neutrale ose me dy këndvështrime. Nuk kemi pse ne të ngutemi”,-tha Rama.