”Jemi në pikun e gripit”, Brataj: Në vendin tonë prezent Covid dhe RSV-ja

Me uljen e temperaturave shtohen dhe rastet e pacientëve nëpër spitale. Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj, thotë se në vendin tonë qarkullojnë viruset e gripit të tipit A dhe B, Covid 19 dhe RSV-ja. Sa i përket numri të pacientëve ai tha se ka pasur një rritje të personave të infektuar nga java e parë në javën e dytë të muajit Janar.

”Jemi pikërisht në sezonin tipik të gripit ose në sezonin e virozëve të cilat predominojnë nga Dhjetori në Mars. Këto viruse janë tipike të kohës së ftohtë. Kanë një mbijetesë më të mirë sepse durojnë shumë të ftohtin dhe sidomos mungesën e lagështirës në ajër. Për të gjitha këto arsye në këtë periudhë paraqitet në popullsi numri i këtyre viruseve.

Sigurisht që ka predominim të njërit ose të tjetrit dhe në këtë edhe në Shqipëri kemi predominim të virusit të gripit të tipit A dhe B kemi po ashtu Covid, kemi po ashtu dhe RSV-në. Kuptohet që sëmundshmëria është në pjesën më të madhe në forma shumë të lehta ose të lehta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për vetë përqindjen dhe këto sëmundje kanë pasojat e tyre s i përket komplikancave. Java e parë e 2025-ës ka qenë me 17 mijë të infektuar që janë vërtetuar që janë infektuar nga gripi, por nuk janë të gjithë të sëmurë. Ndërsa java e dytë ka qenë me një rritje nga 17 në 19 mijë. Ajo që vihet re është dhe RSV-ja që është në rritje në këtë moment dhe sëmundjet respiratore”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?