“Jemi policia”, persona të maskuar terrorizojnë familjen në Lezhë. Kryefamiljari: Unë punoj në Mal të Zi
Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, një familje në Dajç të Lezhës ka përjetuar momente terrori. Kryefamiljari ka denoncuar ngjarjen për mediat.
Sipas kryefamiljarit Artan Gjinaj, persona të maskuar kanë hyrë me dhunë në banesën e tij dhe kanë terrorizuar zonjën e shtëpisë dhe dy fëmijët duke pretenduar se ishin policë. ”Sot në orën 5 pa një çerek. ”Jemi Policia”, kështu thanë, se nuk e dimë ende, kanë hyrë në kontroll në shtëpi pa asnjë lloj informacioni”, tha Gjinaj.
“Unë punoj në Mal të Zi. Gruaja më mori në telefon. Kanë ardhur me maska, kanë tentuar të thyejnë dritaren. Pasi nusja u ka hapur derën, e kanë mbështetur për dere dhe kanë hyrë për kontroll në shtëpi. Unë vij njëherë në javë shtëpi, punoj atje si punëtor krahu. Vetëm unë punoj nga 4 pjesëtarët e familjes. Mbrëmë nuk kam qenë në shtëpi dhe kanë terrorizuar familjen”, u shpreh kryefamiljari.