”Jeni kartona”/ Deputetja e PS, Sara Mila replika me Shehin: Na paragjykoni pa na testuar

A bind sot politika dhe raporti i politikanëve me elektoratin dhe institucionet si dhe zëri kritikë brenda formacioneve politike ishte tema e mbrëmjes në A2Cnn. E ftuar në debat, deputetja socialiste Sara Mila, tha se vitet e fundit vihet re një trend i uljes së besueshmërisë ndaj politikës në përgjithësi, ndërsa qytetarët po shfaqin më shumë besim tek institucionet.

“Vitet e fundit është një trend që barometrat e organizatave ndërkombëtare tregojnë një ulje të besueshmërisë te politika në përgjithësi. Ka një qasje për t’u besuar më shumë institucioneve sesa individëve apo partive politike. Sondazhet tregojnë më shumë besueshmëri tek institucionet sesa tek politikani dhe kjo për mua është një sinjal i mirë demokracie. Do të thotë që vullneti politik ka qenë i tillë për të ngritur standardin e disa institucioneve të caktuara, në mënyrë që besueshmëria të jetë më shumë tek ato dhe SPAK po e tregon këtë”, u shpreh Mila.

Ajo shtoi se qytetarët sot kërkojnë më shumë llogari nga politika dhe nuk mjaftohen më vetëm me premtime apo retorikë politike. “Unë nuk mund të ndërhyj dot për të çuar një fëmijë në një shkollë apo për një certifikatë pronësie si deputete, sepse shërbimet janë dixhitalizuar dhe kjo është diçka shumë e mirë. Historia është që qytetari ta gjejë zgjidhjen përtej deputetit”, tha Mila.

Swiss Digital Desktop Reklama

Debati në studio u shoqërua edhe me replika mes saj dhe Dashamir Shehit. Ky i fundit deklaroi se sot nuk bëhet më politikë, por sherr për t’u bërë qejfin shefave. “Janë ushtarë të Edi Ramës dhe Berishës. Nuk ka numra dy, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa Mila u përgjigj se “Nuk e kam fare kompleks të jem ushtare e partisë, sepse shpesh biem pre e paragjykimit se jemi ushtarë apo jemi thjesht kartona’. Nuk e kam problem, sepse ndaj i jam bashkuar këtij formacioni politik. Unë kam besuar tek ekipi dhe jam pjesë e ekipit të PS-së. Jam e mendimit që një familje politike i ka debatet e saj të brendshme. Unë jam e mendimit që një familje politike ka debatet e saj të brendshme. Ne organizojmë më shumë takime, sepse mendimi ndryshe spikat, jo domosdoshmërisht në mënyrë të përditshme apo publike. Unë mësoj çdo ditë, sepse jam e re dhe ndoshta nuk e kam pjekurinë e eksperiencës për të bërë kritikën, por aty ka zotërinj e zonja të PS-së me më shumë përvojë që e bëjnë kritikën aty ku duhet.”

Në një tjetër moment të debatit, Shehi iu drejtua deputetes nëse ajo ka guxim t’i dalë Ramës kundër publikisht, ndërsa Mila u përgjigj: Nuk kam arsye t’i dal kundër Ramës.

Pjesë nga debati:

Shehi: Ti si deputete s’ke kurajë të ngresh dorën kundër Edi Ramës.
Mila: S’kam patur arsye t’i dalë kundër.
Shehi: Unë si qytetar dhe njeri i opozitës rri me shpresën që do dalin edhe brenda Pas njerëz që vetë thonë që punët nuk shkojnë mirë të gjitha. Kur nuk shkojnë mirë kur kemi gjithë këtë shkallë të lartë korrupsioni, zhvillim të ulët ekononik, po ikën rinia.
Mila: Kur futen të rinjtë në Parlament ju thoni jeni kartona, jeni ushtarë. Të rinjtë kur shkojmë të bëhen pjesë e politikës sikurse dhe unë shkojnë dhe marrin këtë paragjykim. Nuk jeni i vetmi zoti Shehi dhe unë ju kuptoj, dhe të rinjtë kanë frikë të guxojnë se ndeshen me paragjykimin se ju sjeni kundër kryetarit. Ju s’na keni testuar njëherë si na paragjykoni.

Debati u tensionua edhe më tej kur Shehi deklaroi se “deputetët nuk dinë të lexojnë”, ndërsa deputetja socialiste tha se për të qenë të vërtetë CV e të rinjve në parlament tregojnë të kundërtën. “Kjo është e pavërtetë. Ne kemi doktorë dhe profesionistë në Parlament, tha ajo.

Në fund, Shehi iu drejtua deputetes me fjalët: “Ti je alamet goce, nuk të paragjykoj, por aty në Parlament ka probleme.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi sot: Edi Rama apo Sali Berisha?