Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Shtetit Artan Didi

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Shtetit Artan Didi. Didi ka njoftuar dorëheqjen gjatë një deklarate në takim me efektivët policorë paraditen e sotme.

“Dorëheqja ka motivacion përgjegjësinë morale për gjithë ngjarjet e ndodhura”,- tha ai. Pritet reagimi i Kryeministrit per doreheqjen e numrit 1 te policise. Artan Didi u emeruar ne kete detyre ne shtator 2013.

Kush është Artan Didi?

Ka një karrierë të gjatë në polici, ku ndër më të spikaturat është komandant i RENEA-s, ku mori pjesë në disa aksione të rrezikshmërisë së lartë.

Ndërsa gjatë periudhës së  qëndrimit të tij në krye të operacionit të policisë së shtetit do të mbahet mend edhe për operacionin e ndërhyrjes në Lazarat për fshirjen e këtij fshati nga harta e prodhimit dhe përpunimit të kanabisit.

Në këtë detyrë zëvendësoi Hysni Burgajn.

I lindur në Tepelenë në vitin 1963 Artan Didi nga viti 1992 deri në vitin 2006 punoi në struktura të ndryshme të Policisë së Shtetit, ndërkohë nga viti 1986 deri në vitin 1991 punoi në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes.

Nga viti 1992 deri në vitin 2006 ka punuar në struktura të ndryshme të Policisë së Shtetit, ndërkohë nga viti 1986 deri në vitin 1991 ka punuar në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes.

 

Në Ministrinë e Mbrojtjes ka mbuluar detyrën si:



Komandant Kompanie, Batalioni Artmitralier në periudhën Gusht 1986 – Nëntor 1989

Shef Shtabi i Repartit të Zbulimit në periudhën Nëntor 1989 – Nëntor 1991, ku ka mbajtur gradën Kapiten I. 

Në Policinë e Shtetit ka mbuluar një sërë detyrash, si:

Komandant grupi dhe instruktor pranë Repartit “RENEA”  për periudhën Shkurt 1992-Qershor 1995, me gradën Major.

Komandant nënreparti dhe Shef Stërvitje pranë Repartit FNSH 711 për periudhën Korrik 1995 – Korrik 1997, me gradën Major.

Komandant i repartit RENEA për periudhën Korrik 1997 – Shkurt 2000, ku mbante gradën Nënkolonel.

Kryetar i Degës së Ruajtjes dhe Sigurimit të Objekteve  Tiranë  në periudhën Shkurt 2000 – Nëntor 2000, ku mbante gradën Nënkolonel.

Drejtor i Drejtorisë së Forcave Speciale dhe Ndërhyrjes së Shpejtë në periudhën Nëntor 2000 – Qershor 2001, ku mbante gradën Kolonel.

Shef i Sektorit të Policisë së Rendit në Komisariatin Berat për periudhën Gusht 2001 – Nëntor 2001, ku mbante gradën Kolonel.

Drejtor i Institutit të Policisë për periudhën  Nëntor 2001 –Shkurt 2004, ku mbante gradën e Kolonelit e më pas të Komisarit

Drejtor i Drejtorisë së Forcave Speciale dhe Ndërhyrjes së Shpejtë për periudhën Shkurt 2004 – Tetor 2004, ku mbante gradën Kryekomisar.

Drejtor i Rendit dhe Sigurisë Publike për periudhën Tetor 2004 – Qershor 2005, ku mbante gradën Kryekomisar.

Pedagog dhe Shef i “Seksionit të Shërbimeve të Policisë” në Akademinë e Policisë për periudhën Qershor 2005 – Prill 2006, ku mbante gradën Kryekomisar.

Komandant Reparti në Komisariatin e Policisë në Bajram Curri për periudhën Prill 2006 – Korrik 2006, ku mbante gradën Kryekomisar. 

 

Për rezultatet e arritura gjatë përmbushjes së detyrave është nderuar me dy medalje:

Në vitin 1991 me ”Medaljen e shërbimit ushtarak”.

Në vitin 1998 me ”Medaljen e Artë të Shqiponjës”, për drejtimin me kompetencë dhe profesionalizëm të repartit RENEA në shpartallimin e bandave dhe grupeve të armatosura. 

 

Pas vitit 2006 ka punuar në një sërë projektesh të rëndësishme, të cilat ishin fokusuar në fushën e policimit në komunitet.

Ndërkohë njëherazi ka punuar si projekt menaxher për projekte të rëndësishme zhvillimi siç është ai i Terminalit të Ri të trageteve financuar nga BERZH, me një vlerë prej rreth 22 milionë euro dhe një sërë projektesh të tjera të rëndësishme. 

Më 9 tetor 2013 u emërua drejtor i Policisë së Shtetit deri më 31 mars, kur dhe dha dorëheqjen.

 

SHKARKO APP