Jep dorëheqjen kandidati i PS-së për Pukën Rrustem Strugaj, mundësi për PDK e Ndokës

 

Rrustem Strugaj kandidati i PS-së për bashkinë e Pukës jep dorëheqjen për shkaqe shëndetësore. Përmes një letre të shpërndarë në media Strugaj informon se ka paraqitur dorëheqjen tek kryetari i PS-së Edi Rama. Megjithatë Strugaj konfirmon se me tu përmirësuar gjëndja shëndetësore do të jetë në funksioni të koalicionit të majtë për të fituar zgjedhjet e 21 qershorit.

“Si rezultat i disa shqetesimeve shendetesore qe pata javen e kaluar, prej disa ditesh i jam nenshtruar disa analizave dhe ekzaminimeve ne ambjentet e QSUT-se. Sot i kam paraqitur kryetarit te Partisë Socialsite, Edi Rama doreheqjen time si kandidat per kryetar të bashkise së Pukes ne zgjedhjet e 21 Qershorit.” shprehet Rrustem Strugaj.

Ndërkaq mjekët e QSUT kanë deklaruar se Struga është paraqitur në urgjencë me dhimbje gjoksi dhe se ekzaminimet nuk tregojnë ndonjë problem ndaj mund të lërë shumë shpejt spitalin.

Pas tërheqjes së Strugës po diskutohet mundësia që kjo bashki t’i lihet si zonë e lirë PDK së Nard Ndokës.

Letra e plote  e doreheqjes

“Si rezultat i disa shqetesimeve shendetesore qe pata javen e kaluar, prej disa ditesh i jam nenshtruar disa analizave dhe ekzaminimeve ne ambjentet e QSUT-se. Nga konsultat qe kam bere, mjeket me kane rekomanduar disa kohe me teper pushim.

Duke pare edhe gjendjen time fizike, duke qene se me duhet te vazhdoj edhe per disa kohe analiza dhe ekzaminime te tjera, sot i kam paraqitur kryetarit te PSSH Z. Edi Rama doreheqjen time nga detyra e kandidatit te per kryetarin e bashkise Puke ne zgjedhjet e 21 Qershorit.

Duke shprehur keqardhjen per kete vendim te sforcuar, shpreh falenderimet e mia me te perzemerta per te gjithe ata qe besuan dhe punuan kete kohe pas nominimit tim si kandidat per kryetarin e bashkise Puke ne zgjedhjet e 21 Qershorit.

Mirenjohje dhe respekt per strukturat e PS-se Puke, per partite e koalicionit te majte, per grupin e deputeteve te qarkut Shkoder, per gjithe miqte e mi me dhe pa parti qe prej kohesh i jane kushtuar ne maksimum kesaj fushate per te siguruar fitoren ne zgjedhjet e 21 Qershorit.

Nje falenderim i vecante shkon per kryetarin e PSSH=se Edi Rama i cili vendosi kandidimin tim ne keto zgjedhje, dhe me kete rast e siguroj kryetarin dhe te gjithe strukturat e PS Puke dhe koalicionin e majte se; me t’u permiresuar gjendja ime shendetesore do ve ne dispozicion gjithe mundesite dhe energjite e mia si ne bashkine Puke, por edhe ne ate te Tiranes ne funksion te .fitores se 21 Qershorit.

Me respektin dhe konsideraten me te larte,

Sinqerisht,

Rrustem Strugaj

SHKARKO APP