Jep dorëheqjen prokurori, ishte në listë për procesin e vettingut

Një prokuror me detyrë në Elbasan, profesion që e ka nisur që prej vitit 1995 ka dhënë dorëheqjen në mënyrë të beftë, kur askush nuk e priste. Kërkësa e tij për heqje dorë nga funksioni është kthyer në rend dite paraditen e kësaj të premteje, në mbledhjen e planifikuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Nuk dihen arsyet, por prokurori ka paraqitur arsye personale. Ndërkohë, emri i tij ishte në listën prej 120 prokurorësh e gjykatësish që do të përfshiheshin në procesin e vettingut për vitin 2020.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?