Jeta e Abu Bakr al-Baghdadit dhe dokumentet

Abu Bakr al-Baghdai është njëri ndër terroristët më të kërkuar në botë – për kokën e të cilit, SHBA-të kanë ofruar 10 milionë dollarë. Por ne nuk dimë asgjë rreth tij, princin e rrezikshëm të terrorizmit.

Një ekip i gazetarëve të NDR, WDR dhe “Süddeutschen Zeitung” (SZ) kanë shkuar në kërkim të gjurmëve të tij, duke bërë një udhëtim për në Samarra (Irak), në qytetin e lindjes së el-Bagdadit, transmeton Telegrafi.

Ata kanë prezantuar fotot deri më tani të papara dhe dokumente të shefit të ISIS-it.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fëmijëria e tij

Swiss Digital Mobile Reklama

Ishte lindur në Samarra, një qytet në veri të Bagdadit. Ai vjen nga një familje e shtresës së mesme. Emri i tij i vërtetë është Ibrahim Awad Ibrahim al-Badri.

Ai, sipas një kopje të letërnjoftimit të tij të parë, ishte lindur më 1 korrik 1971 – datëlindje kjo e panjohur më parë. Dokumente tjera, si një certifikatë shëndetësore nga Universiteti i Bagdadit, dëshmojnë se lideri i terrorizmit ka probleme me sytë.

Në qytetin e tij të lindjes në Samarra ai shkoi në shkollë ku edhe diplomoi, tek në tentimin e dytë.

Al-Baghdadi ishte shumë i mirë në matematikë, por kishte probleme me gjuhën angleze.

Në përpjekjen e tij të dytë, atij u falën disa pikë, sepse vëllai i tij vdiq si ushtar në ushtrinë e Sadam Huseinit: Ai ishte konsideruar si një martir.

Al-Baghdadi nuk ishte lejuar që të shkonte në ushtri – për arsye shëndetësore.

Ndërkaq, njeriu që sot quhet “Kalif Ibrahim”, fëmijëve u kishte mbajtur mësime të Kuranit. Edhe sot ai kujtohet për “zë të bukur në leximin e Kuranit”.

Sipas gazetarëve gjermanë, shtëpia e prindërve të Al-Baghdadit gjendet në jugperëndim të Samaras, pjesë e qytetit e cila banohet nga shumica sunite. Për ironi, refugjatët të cilët u larguan për shkak të regjimit të ISIS-it, banojnë atje.

Edhe sot ju mund të gjeni miq të familjes së tij atje. Një fqinj i tij kishte thënë se ishte befasuar me faktin se ai ishte shpallur “kalifi i Shtetit Islamik”. Por Al-Baghdadi kishte qenë gjithmonë i fiksuar nga pushteti, kishte thënë një fqinj tjetër.

Një burrë tjetër, që me al-Baghdadin ishte rritur dhe si fëmijë kishin luajtur së bashku futboll, i cili nga frika deshi të mbetej anonim, konfirmon këtë përshtypje: “Ai donte gjithmonë të kishte pushtet, që nga fëmijëria. Ai gjithmonë dëshironte që fjala e tij të dëgjohej. Ai dashuronte pushtetin”.

Të afërmit e al-Baghdadit nuk jetojnë më aty. I vetmi, vëllai i madh i tij, një ish oficer i Sadam Huseinit, gjendet në burg – të tjerët janë larguar.

Prejardhja e pretenduar nga profeti Muhamed

Al-Baghdadi dhe pasuesit e tij pretendojnë se kanë prejardhjen nga familja e profetit Muhamed. Megjithatë, në të dhënat e udhëheqësit të ISIS-it nuk mund të gjendet diçka e tillë, transmeton Telegrafi.

Në fillim vitet nëntëdhjete, ai ishte regjistruar në Universitetin e Bagdadit. Në të vërtetë ai dëshironte të studionte drejtësinë, ndonëse notat e tij nuk ishin të mjaftueshme. Si alternativë ai do të donte të studionte gjuhën apo shkencat arsimore – por në fund vendosi të studionte Të Drejtën Islame. Arsyeja – e paqartë.

Drejtori i Universitetit i cili deshi të mbetej anonim, thotë se ishte një student mesatar.

“Ai eshte diplomuar në fakultetin e Studimeve Islame. Ai kishte nota modeste dhe ishte një student i qetë. Ai nuk është i kualifikuar për udhëheqës, siç pretendon tani. Ai ka studiuar Kuranin, dhe kishte aftësi për të mësuar përmendsh dhe jo për të bërë analiza dhe interpretime”.

Pas magjistraturës, al-Baghdadi vendosi të ndjek doktoraturën. Në këtë periudhë ai ishte me nota shumë të mira, me çka ishte bërë doktor i Teologjisë. Mbikëqyrësi i punimeve të tij megjithatë kishte bërë vërejtje drejtshkrimi dhe të pikësimit. Në vitin 2007, kur ai u diplomua, ishte edhe ndalesa e fundit e tij, deri kur ai është i “identifikuar”.

Misioni irakian i SHBA-ve

Ndërsa al-Baghdadi po shkruante punimin e doktoraturës, ai u zu rob nga amerikanët. Kampi “Camp Bucca” në Jug të Irakut konsiderohet sot vendi i “zhvillimit” të terroristëve – një “akademi”.

Vetë Al-Baghdadi u takua atje me ish-bashkëpunëtorë të Sadam Huseinit, ku kishte krijuar një rrjet të rëndësishëm, nga i cili mbështetet edhe sot. Në dokumentar thuhet se ai, edhe atë kohë mbante një pozicion të rëndësishëm. Ai kishte provuar të ishte një ndërmjetësues i shkathët. Pas dhjetë muajsh, ai ishte gjendur i lirë.

Pas lirimin nga burgu, ai kishte kërkuar një dhomë në Bagdad dhe ishte muezin në një xhami.

Besohet se në atë kohë, ai kishte qenë anëtar i Al-Kaidas. Ai gjithashtu u afrua me një predikues, i cili bënte thirrje kundër shiitëve.

Pas doktoraturës, kopjet të cila janë zhdukur, el-Baghdadi ishte zhdukur gjithnjë e më shumë. Ai justifikonte çdo veprim të ISIS – u fut shpejt në grupin terrorist dhe gjithashtu shpejt u bë mbikëqyrësi i Sheriatit.

Ai e pa veten dhe veprimet e tija si të “dërguara” nga Zoti dhe tha: “Unë do të vendosem si autoritet mbi ju. Por unë nuk jam më i mirë se ju – kur ju të shihni se unë veproj drejtë, ejani pas meje. Nëse unë bëj gabime, më jepni këshilla”.

Abu Bakr al-Bagdadi nuk është ndonjë orator i madh. Ai është konsideruar si i pamëshirshëm.

Ish-shoku i tij thotë: “Ai nuk ka të afërm, nuk ka miq, nuk ka fqinjë – kjo është e frikshme”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?