Jeta luksoze e mjekut ruso-hebre që bënte trafik organesh

Një mjek rus-izraelit, Boris Volfman për të cilin “Rai” italian shkroi ditën e sotme se është arrestuar në Shqipëri, në fakt rezulton i arrestuar në Turqi në dhjetor të vitit të kaluar.

Volfman, që ka pasaportë izraelite dhe ruse, është i akuzuar për trafik organesh në Turqi. Ai është arrestuar më 4 dhjetor të vitit 2015 atje, pasi është përfshirë në një skandal të trafikut të organeve.

Volfman së fundmi rekrutonte refugjatë sirianë në Turqi dhe u kërkonte organe në këmbim të ndihmës për azil në vendet e BE¬së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu, Volfman dyshohet se ka lidhje edhe me një klinikë në Shqipëri, të një mjeku tjetër rus llogaritë e të cilit janë bllokuar nga Prokuroria. Edhe kjo klinikë në Shqipëri merrej me transplante organesh dhe është nën hetim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, burime të “Panoramës” brenda Policisë thonë se nuk rezulton asnjë person i arrestuar me të njëjtin emër.

Volfman kërkohet në disa vende të BE¬së për të njëjtën akuzë. Ai dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe në një klinikë tjetër në Kosovë.

Bashkëshortja e 32¬vjeçari, një shtetase ukrainase e quajtur Yuli, reklamon në rrjetet sociale jetën luksoze të tyre. Volfman kishte një vilë luksoze në Stamboll dhe një apartament.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?