Jeta ”luksoze” e refugjatëve shqiptarë, kërkojnë azil në kishë
Emigrantët Shqiptarët janë strehuar në një “Katedrale” në Gjermani dhe nuk dalin nga aty sepse rrezikojnë të kthehen në Shqipëri. Lajmi e ka bërë të ditur media gjermane “Deutsche Welle”, e cila në një shkrim thekson se janë rreth 40 refugjatë nga Ballkani, shumica prej tyre nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Sipas gazetës, ata janë larguar nga kampi në Ingolstadt për të kërkuar azil dhe po qëndrojnë në Katedralen Regensburg.
Gazeta shkruan se Shqipëria, është në listën e vendeve të sigurta së bashku me Malin e Zi, Kosovën, ku në bazë të një raporti që nga viti 2015, Gjermania i ka klasifikuar të sigurta këto vende. Kjo do të thotë që njerëzit nga këto vende nuk kanë të drejtë të kërkojnë azil në Gjermani.
Në një intervistë për DW, një 43-vjeçar nga Shqiptar, u shpreh se së bashku me të është dhe gruaja e tij dhe tre fëmijët, që kërkojnë azil. “Shqipëria nuk është një ”vend i sigurt”, tha Bardhoku. “Ka shumë kriminelë në parlament dhe BE-ja ka për të ndihmuar rindërtimin e Shqipërisë, se është në duar të gabuara. Fëmijët tanë nuk mund të shkojnë në shkollë sepse ata përballen me kërcënime nga mafia”, tha Bardhoku. “Ata nuk mund të shkojnë tek mjeku ose në spital pa para”.
Nuk ka kthim të lehtë
Njëzet e shtatë vjeçarja nga Kosova, tha se familja e saj ishte kërcënuar nga kriminelët në Kosovë. “Burri im është duke u ndjekur me një dënim me vdekje”,- tha ajo. Nëna e tre fëmijëve ka jetuar Gjermani për 17 muaj. Pas luftës së viteve 1990, familja e saj u kthye në Kosovë. Asnjë nga fëmijët e Albanës nuk kanë qenë në gjendje të shkojnë në shkollë duke përfshirë edhe djalin e saj të madh, Erzanin 10-vjeçar. “Unë dua të qëndroj në Gjermani”,- tha ai. “Unë vetëm dua të shkoj në shkollë dhe të mësoj matematikën, gjeografinë dhe gjithçka”.

Solidariteti dhe donacionet
Për 48 orëve të fundit, ndaj emigrantëve Kisha është treguar solidare sepse ju ka plotësuar kushtet bazë, si: ushqim dhe mallra nga organizata të ndihmës Malteser, si dhe donacione nga publiku. Jashtë katedrales një grup i mbështetësve kanë ngritur kampin për solidaritet, duke bërë thirrje për donacione. Pothuajse gjysma e 1.8 milionë banorëve të Kosovës jetojnë në varfëri, me rreth 40 për qind e njerëzve për punësim jashtë punës. Shakiri tha se paragjykimet rrënjësore e kanë bërë jetën veçanërisht të vështirë për romët. “Ata nuk duan të na japin punë,” tha ai. Ndërkohë, policia, është duke punuar, ndërsa katedralja po vazhdon të ofrojë azil në kishë atyre.

Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

