Jetimi që kërcënon të hidhet nga vinçi, detyrohet të vjedhë për të jetuar (VIDEO)
Ka zgjedhur të bëjë publike problemet e tij duke tentuar të hidhet nga lartësia e një vinçi tek ‘Stadiumi Qemal Stafa”.
Personi është ende i paindentifikuar por ka rreth 10 minuta që qendron sipër vinçit, fillimisht është ulur e më pas ka nisur të ecë.
Personi ka moshë të re, mban veshur një palë pantallona xhins dhe një kanotjere në ngjyrë gri. ka deklaruar mësohet të jetë jetim dhe kërkon të ndihmohet. “Jam jetim, shteti më ka hedhur në rrugë. Dua ndihmë nga shteti”, mësohet të ketë thënë ai.
Policia dhe forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjare për të bllokuar rrugën dhe po negociojnë me këtë person.
KUSH ESHTE ERION SELIMI, DRAMA E FAMILJES NE PICAR (kjo histori eshte publikuar më datë 23/03/2016 nga Balkan web)
Erion Selimi është një prej të rinjve që ka përjetuar shumë drama në jetën e tij. Ai është braktisur në jetimore kur ishte ende fëmijë, ndërsa kur u rrit dhe u nxor jashtë nga jetimorja askush nuk e punësonte. Për të siguruar bukën e gojës në disa raste detyrohej të vidhte ushqime dhe për këtë arsye është arrestuar 4 herë.
Disa vite më parë Erioni arriti të gjente të ëmën dhe të atin. E ëma i kërkoi mos të bezdisej pasi kishte krijuar familje të re, ndërsa i ati jeton në fshatin Picar në një godinë të braktisur, vuan me sëmundje mendore dhe jeton në kushte të mjerueshme. Në fshat ai mësoi së një vëlla ia kanë vrarë në vitin 1997, ndërsa motra është rrëmbyer dhe zhdukur vite më pas, arsye këto që kanë çuar dhe të atin në këtë gjendje të rënduar psikologjike.
Sipas Erionit gjendja e të atit, Guriut, është rënduar shumë, dhe kushtet që ai jeton janë jashtë çdo lloj imagjinate.
Vetë Guriu, edhe pse i sëmurë, arrin të tregojë dramën me të cilën është përballur në jetën e tij dhe kushtet e vështira në të cilën jeton.
Për t’u ushqyer ai jeton me lëmoshë, ndërsa e vetmja pasuri e tij janë dy fotografitë e marra nga varret e djalit dhe të së ëmës së tij. Erioni, i cili aktualisht po jeton në konviktin e shkollës Industriale, apelon për ndihmë si për kujdesin shëndetësor të të atit dhe mbështetje ekonomike me qëllim që të jetojë me të.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=fpguvz8Z14Q” width=”460″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

