”Jeto si krimb, ose rreziko jetën”, Sky News: Shqipëria, një nga vendet e varfra në Europë

Media britanike “Sky News”, erdhi në Tiranë dhe ka treguar për lexuesit e saj, historinë e familjes Ferra. “Shtëpia përbëhet nga dy dhoma të vogla ku gatuajnë, hanë dhe flenë. Enkileta tregon një rubinet të jashtëm ku marrin ujin dhe shpjegon se shpesh nuk funksionon. Bashkëshorti i Enkiletës është në burg për vjedhje metali për të fituar para në tregun e zi dhe fëmijët e saj kalojnë nëpër kazanët e qytetit çdo ditë duke kërkuar kanaçe që mund t’i shesin. Privimi në të cilin jeton familja është i qartë, dëshpërimi është i madh”.

“Dua t’i shoh fëmijët e mi të strehuar. Nuk dua t’i shoh në rrugë. Unë dua të jetoj mirë, ashtu si gjithë të tjerët. Nuk dua që ata të rrinë nëpër kazanët dhe të lypin”,-qan Ferra.

Djali i saj 16-vjeçar, Klejdi ëndërron të jetë një artist tatuazhesh, por më së shumti ëndërron të arratiset jashtë vendit në vende duke përfshirë Britaninë e Madhe, si mijëra të tjerë tashmë. Pse doni të shkoni në MB? Klejdi: Është ndryshe nga këtu. Ka punë atje. Gjithçka është më mirë atje. Jeta është ndryshe. Nuk është si këtu. Këtu është shumë varfër. Nuk ka punë.

Në një kafene në Tiranë, takojmë Marian e cila negocioi me kontrabandistët për të dërguar djalin e saj në Britaninë e Madhe. Nuk është emri i saj i vërtetë, ajo e ka ndryshuar për të mos u identifikuar nga autoritetet apo trafikantët. Ajo kërkoi fillimisht rrugë ligjore, por të gjitha ishin të bllokuara. “Ju jetoni vetëm një herë. Jeto si një krimb ose mbytesh, sepse nuk ka zgjidhje tjetër, kjo është mënyra. Jeto si një krimb, ose rreziko jetën tënde. Duhet ta vësh veten në rrezik”,-tha Maria.

Shqipëria është një nga vendet më të varfra në Europë. 6% e njerëzve janë të paushqyer dhe një në 10 shqiptarë jeton në varfëri, sipas të dhënave nga qeveria gjermane. Kjo varfëri po nxit migrimin, si legal ashtu edhe ilegale.

SHKARKO APP