Jeton Lami refuzoi ofertën e SPAK për Ervis Martinaj

SPAK vijon që të gjejë mënyra për të zbuluar se çfarë u bë me Ervis Martinajn, dhe ka negociuar me ish-agjentin e Operacionales, Jeton Lamin për ta kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë, por ai refuzoi.

Bashkëpunimi me Jeton Lamin konsiderohet me tepër rëndësi për SPAK, pasi deklarimet e tij mund të hedhin dritë dhe për fatin e Martinajt, që prej 7 muajsh rezulton i zhdukur.

Ish-agjenti i Operacioniales u arrestua në gusht të 2022, vetëm disa ditë pasi familja e Ervis Martinajt kallëzoi humbjen e kontakteve me të shumëkërkuarin. Jeton Lami rezultoi ndër personat e fundit që kishte patur kontakte me Martinajn, e vërtetuar dhe me pamje filmike në një hotel në Durrës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?