”Jo bashkimit me Librazhdin”, banorët e Prrenjasit përballen me deputetin Olsi Komici

Dëgjesa publike për Reformën Territoriale në Prrenjas u shoqërua me debate të forta mes banorëve dhe deputetit të Partisë Socialiste, Olsi Komici. Qytetarët shprehën kundërshtimin e tyre ndaj propozimit për bashkimin e Prrenjasit me Librazhdin, duke ngritur shqetësime për largimin e shërbimeve dhe pasojat që një ndryshim i tillë mund të ketë për komunitetin.

Gjatë takimit, banorët kërkuan llogari nga deputeti Komici, duke e akuzuar se nuk ka mbrojtur interesat e tyre dhe nuk ka dëgjuar shqetësimet e komunitetit. “Vallen e Rajcës, si e keni quajtur? Pallatin e Kulturës si i quani? Kështu shuhet kultura. Librazhdi na i ka marrë të gjitha resurset. Jeni mësuar të flisni e të bëni ç’të doni. Jam qytetar i Prrenjasit e nuk na ofendoni dot. Vota këtu nuk merrni më”, deklaroi banori Ardit Façja.

Në krah të kundërshtimeve të banorëve u shpreh edhe deputetja demokrate Klodiana Çapja. Ajo theksoi se çështja kryesore është nëse Prrenjasi do të vijojë të jetë bashki më vete dhe nëse qytetarët do të kenë të njëjtin akses në shërbime.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Këtu kemi ardhur për një çështje esenciale, a do jetë Prrenjasi bashki apo do bashkohet me Librazhdin. A do t’i marrin qytetarët e Prrenjasit shërbimet siç i kanë marrë apo do të shkojnë në Librazhd?”, u shpreh Çapja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo deklaroi gjithashtu se, sipas saj, Prrenjasi i përmbush kriteret për të vijuar si bashki më vete dhe premtoi se do të votojë kundër bashkimit në Parlament. “Pse duhet të shkrihet Prrenjasi? Unë, si deputete e qarkut të Elbasanit, do të mbroj interesin e qytetarëve. Vota ime do të jetë kundër këtij bashkimi në Parlament”, tha Klodiana Çapja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 2656 (65.1%)
Jo 1421 (34.9%)

Vota totale: 4077