”Jo më të varfër”, qeveria Rama hap thesin dhe jep 233 miliardë në 6 vjet për zbutjen e fenomenit

Qeveria ”Rama 3” ka një plan se si mund ta zbusë varfërinë në 6 vitet e ardhshme. Në funksion të këtij plani do të vihen 233 miliardë lekë. “Nevoja për t’ju drejtuar me një strategji, qeverisë i lind sepse kur të dalin statistikat zyrtare numri i popullsisë së varfër do të shohim që ky nivel do të jetë rritur”, shprehet Suzana Guxholli, eksperte e ekonomisë.

Ndalur në zërat kryesor, buxheti për strategjinë do të ndahet në dy drejtime, duke përfshirë dhe sektorë të veçantë. Për zbutjen e varfërisë, strategjia do të përqendrohet tek ndihma financiare e personave në nevojë, reforma për fushën me aftësi të kufizuar, hartimi i programeve për fëmijët në nevojë.

Përtej varfërisë pjesa e mbetur do të shkojë për decentralizimi e shërbimeve të kujdesit social, zgjerimin e personelit për këto sektor, deinstitucionalizmi e shërbimeve të kujdesit rezidencial. Është 9% e popullsisë përfituese nga programi i ndihmës ekonomike sipas strategjisë, 64,000 familje në vitin 2022 me 226.530 individë anëtarë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?