John Kerry shkruan në Twitter për vizitën në Tiranë

Menjëherë pasi shkeli në tokën shqiptare, Sekretari amerikan i Shtetit shkroi në “Twitter” përshtypjen e parë nga takimi me presidentin Nishani.

“Shumë i kënaqur që sot vizitoj Shqipërinë dhe mirënjohës për mikpritjen e ngrohtë nga presidenti Nishani”, shkruan kryediplomati amerikan.

Takimi i tij me presidentin Nishani zgjati për rreth 4 minuta, dhe mes tyre pati një bisedë në shkallët e avionit, diçka e pazakontë në takime të ngjashme. Pas takimit me Ramën dhe Bushatin, Kerri shkruan:

 “Pata një bisedë të gjerë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, ku u diskutua për çështjet e sigurisë dhe Daesh, ekonominë dhe progresin në BE”.

SHKARKO APP