Jonida u torturua para se të vritej, e lidhur këmbë e duar (VIDEO)
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=hFvn-yN_ZrQ” width=”560″ height=”315″]
Sokrat Shani 65 vjeç, në njërën prej letrave para se të vetëvritej merrte përsipër vrasjen e të dashurës së tij, Jonida Çanakut, duke shpjeguar se gjithçka e kishte kryer në gjendje të tronditjes psiqike.
Televizioni “Klan” hedh dritë mbi mënyrën sesi ai e vrau 27-vjeçaren, duke sjellë edhe foto nga vendngjarja.
Burime zyrtare nga grupi hetimor, bëjnë me dije se vajza është dhunuar dhe torturuar para se të jepte shpirt, në dhomën e gjumit të apartamentit të motrës së autorit, në Golem.
Siç tregojnë këto foto, vajza është gjetur lakuriq, e shtrirë në krevatin dopio, lidhur me fasheta në pjesën e këmbëve dhe në duar.
Vërehen shenja të dukshme hematomash të shkaktuara nga goditjet, kryesisht në pjesën e kraharorit, ku në shpatullën e majtë dëmtimi është më i theksuar.
Në kokë 65-vjeçari i kishte vendosur në formë laku, një spango ngjyrë të verdhë, me të cilën e ka shtrënguar nga pjesa poshtë mjekrës, deri në pjesën e sipërme të kokës, që të mos rënkonte nga dhimbjet.
Sipas mjekëve ligjorë, dyshohet se viktima pasi është lidhur dhe i është vënë spango në fyt është goditur sërish nga ana e 65-vjeçarit, duke e torturuar. Ajo ndërroi jetë pas gjakderdhjes, nga tortura dhe dhuna.
Fytyra e kufomës është gjetur e ejntur, që dyshohet të jetë shkaktuar sipas mjekëve, nga dhuna dhe zënia e frymës.
Grilat e dhomës së gjumit ku është gjetur vajza, kanë qenë të mbyllura plotësisht, ndërsa në njërën prej komedinave është gjetur një varëse me rruaza të Jonidës, dhe një shishe uji pjesërisht e mbushur.
Sokrat Shani pas ngjarjes në Golem është kthyer mëngjesin e së hënës rreth orës dy në banesën e tij në Krutje dhe pas tre orësh sipas policisë, pasi ka shkruar dhe tre letrat që sqaronin të gjithë dinamikën, ka kryer vetëvrasje me pistoletë.
Dy personat kishin një lidhje intime prej tre vitesh, fakt ky i pohuar dhe nga familjarët e vajzës dhe motiv i ngjarjes paraprakisht dyshohet të ketë qenë debati i lindur për vijimin e marrëdhënies mes tyre.
Ndërkohë, Familja Çanaku në fshatin Kryekuq të Divjakës e ka patur të vështirë të hapë këtë të martë dyert e mortit për të përcjellë në banesën e fundit Jonidën, vajzën e vogël të shtëpisë, të ndarë nga jeta 3 ditë më parë.
Ka qënë e vështirë për familjarët të pranojnë lidhjen e vajzës me 65-vjeçarin Sokrat Shano, i cili ishte i dashuri dhe vrasësi i saj në fund. Të afërm tregojnë për “Top Channel” se familja ishte përpjekur vazhdimisht ta shkatërronte atë lidhje, por e ndjera nuk ka pranuar.
Historia e nisur 3 vjet e gjysmë më parë, e ka detyruar të renë të ndërpresë edhe fejesën me një tjetër djalë. Këtë herë, Jonida kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes me Shanon, por ky i fundit nuk e ka pranuar ndarjen.
Jashtë kameras, banorë të fshatit Kryekuq të Divjakës, ku banonte vajza më e vogël e familjes Çanaku, fqinjë e të afërm thonë se, nuk mund të marrin pjesë në ceremoninë mortore.
Vetëm 25 vetë e përcollën atë.
Por krejt e kundërta ndodhi në fshatin përballë, Krutje të Siperme, rreth 20 minuta larg, ku dyert e mortit janë hapur prej të hënës me familjen, gruan Margaritën dhe dy fëmijët e tyre, që presin e përcjellin njerëzit.
Sokrat Shano u përcoll për në banesën e fundit nga dhjetëra miq e të afërm, banorë të fshatit, të cilët pavarësisht historisë, e përshkruajnë si njeri të ndershëm e një bamirës të fshatit, ndonëse kishin dëgjuar prej kohësh për lidhjen e tij me një vajzë të re.
Sokrat Shano, e vrau duke e mbytur 27-vjeçaren më 13 gusht. Para se t’i jepte fund edhe jetës së tij, ai la pas disa letra me adresa ku ndodhej trupi i pajetë i Jonidës, të cilën kishte zgjedhur ta vriste për të mos lejuar që ajo të ikte nga jeta e tij.
KOHA JONË SONDAZH

