Jonida varroset me “njollë”. Babi: Nuk pashë kë varrosa

Zbardhet romanca e përgjakur e çiftit. Sokrat Shani i kishte kërkuar martesë 29 vjeçares, ajo nuk pranoi. Torturë çnjerëzore, dha shpirt e mbytur

 25 veta e kanë përcjell Jonidën dje për në banesën e fundit. Familja Çanaku nën “turpin” që i la vajza e tyre e vogël, e ka patur të vështirë të hapin të martën dyert e mortit, në fshatin Kryekuq të Divjakës. Jonida Çanaku vdiq e mbytur me spango në fyt nga burri me të cilin bashkëjetonte. Turpi për bashkëjetesën e saj me një burrë më të madh duket se ka qenë më i rëndë se vetë vdekja e saj. Nëna mes lotëve, e duarve që ju dridheshin, e ka pasur të vështirë ti jap lamtumirës vajzës 29 vjeçare, pasi ajo iku me një histori e njollë të madhe. Familja ishte në dijeni të lidhjes së Jonidës me 65 vjeçarin, Sokrat Shani por asnjëherë nuk e kishin pranuar atë, madje e kishin kundërshtuar. Një lidhje dashuri e pasioni pavarësisht diferencën 36 vite, e nisur para 3 vitesh, përfundoi me një fund tragjik. Familja ishte përpjekur vazhdimisht ta shkatërronte atë lidhje por e ndjera nuk kishte pranuar. Jonida ishte fejuar por ajo i dha fund lidhjes që para 3 vitesh kohë kur nisi historia e saj me 65 vjeçarin.

Nga burimet e policisë, bëhet me dije se shkak që solli vdekjen e Jonidës dhe vetëvrasjes së Sokratit, ishte pasi ajo kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes me të por ky i fundit nuk e ka pranuar ndarjen. Banorë të fshatit Kryekuq të Divjakës, ku banonte vajza e familjes Çanaku, fqinjë e të afërm thonë se nuk mund të merrnin pjesë në ceremoninë mortore, pasi mentaliteti i fortë nuk e lejon që të përcjellin atë në banesën e fundit Jonidën. Nëse ajo u përcoll vetëm nga një rreth i vogël personash, e kundërta ndodhi me Sokratin. Ai u përcoll nga fshati Krutje, ku dyert e mortit u hapën prej të hënës, nga ish-gruaja Margarita dhe dy fëmijët e tyre. Sokrat Shano u përcoll për në banesën e fundit nga dhjetëra miq e të afërm, që pavarësisht historisë, e përshkruajnë atë si njeri të ndershëm e një bamirës të fshatit. 65 vjeçari u vetëvra dhe mbyti 29-vjeçaren më 13 gusht. Para se t’i jepte fund jetës së tij, ai la pas disa letra me adresa ku ndodhej trupi i pajetë i Jonidës, të cilën kishte zgjedhur ta vriste për të mos lejuar që ajo të ikte nga jeta e tij.
Ngjarja

Swiss Digital Desktop Reklama

Torturë çnjerëzore mbi 29 vjeçaren

Swiss Digital Mobile Reklama

Dy ditë pas ngjarjes së rëndë, burime zyrtare nga grupi hetimor, kanë hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë. Burime bëjnë me dije se vajza është dhunuar barbarisht në mënyrë çnjerëzore, para se të jepte shpirt, mbi të është ushtuar dhunë aq sa i mori dhe jetën. Ajo u dhunua në dhomën e gjumit, në apartamentin e motrës së autorit, në Golem, e lidhur dhe e masakruar. Kriminalistika informon se vajza është gjetur lakuriq, e shtrirë në krevatin dopio, e lidhur në pjesën e këmbëve dhe të duarve. Jonidës i janë vërejtur shenja të dukshme hematomash të shkaktuara nga goditjet, kryesisht në pjesën e kraharorit.

Fytyra e kufomës është gjetur e ënjtur, e shkaktuar nga dhuna dhe zënia e frymës. Në shpatullën e majtë dëmtimi ishte dhe më i theksuar. 65-vjeçari i kishte vendosur Jonidës në kokë një një spango ngjyrë të verdhë në formë laku, me të cilën e ka shtrënguar nga pjesa poshtë mjekrës, deri në pjesën e sipërme të kokës, që të mos rënkonte nga dhimbjet. Ajo është goditur sërish nga ana e 65-vjeçarit, duke e torturuar atë, derisa ndërroi jetë nga tortura dhe dhuna. Grilat e dhomës së gjumit kanë qenë të mbyllura plotësisht, ndërsa në njërën prej komedinave është gjetur një varëse me rruaza të Jonidës dhe një shishe uji pjesërisht e mbushur.

Shani kërkonte martesë

Romanca e përgjakur e çiftit

Njohja e tyre nuk ka qenë rastësore por ata njihen mirë me njëri-tjetrin, pasi familjet e tyre janë nga i njëjti rreth shoqëror. Lidhja mes 29 vjeçares dhe 65 vjeçarit nisi para tre viteve kur dhe Jondia i dha fund fejesës. Diferenca e madhe në moshë dhe mospëlqimi i prindërve të vajzës, e detyruan çiftin ta mbante lidhjen të fshehtë. Babi i dy fëmijëve, Sokrati vinte nga një martesë e dështuar edhe pse ish-bashkëshortja jetonte në të njëjtën banesë, njëri në katin e tretë e tjetri në të katërtin. Ata takoheshin fshehurazi duke marrë në konsideratë faktin se 65 vjecari ishte biznesmen në tregun bujqësor dhe nuk i mungonin paratë.

Edhe kjo lidhje për Shanin, nisi të kishte ngacmime, pasi që ai i kishte kërkuar martesë Jonidës, por e reja nuk ka patur të njëjtën dëshirë. Takimet bëheshin kryesisht në Golem, në banesën e motrës së Sokratit ku dhe ndodhi krimi. Jonida Çanaku nga shtëpia e saj në Kryekuq niset bashkë me të dashurin për në Golem. Pasi e mbyti Jonidën, ai u largua drejt banesës së tij në Lushnje, ku i dha fund jetës. Banoret e Krutjes të cilët jo në pak raste e kanë nxjerrë në pah humanizmin e biznesmenit, kane mbetur pa fjalë nga e gjithë historia. Jo për lidhjen sesa për vrasjen.

Babai i Jonidës

Stefan Çanaku: Nuk pashë kë varrosa

Babai i saj Stefan Çanaku është shprehur mes dhimbjes që i la e bija, se as në morg, as në shtëpi dhe as në varreza nuk është lejuar për ta parë për herë të fundit. Ai pranon se ishte në dijeni të lidhjes. “Edhe pse pa dëshirën tonë, nuk kishim si ta ndanim nga ai. Atë kishte zgjedhur vetë. Ishte i martuar edhe me fëmijë. Por thoshte që nuk jetonte më me të shoqen. Jetonin ndarazi. Nuk ishin divorcuar zyrtarisht, por thoshte se do të niste procedurat e divorcit”.

Por a ka qenë  në dijeni të martesës së Sokrat Shanit dhe diferencës së moshës mes tyre, i ati është shprehur se:”Ishim në dijeni, vajza na i ka treguar të gjitha. Por nuk kishim çfarë të bënim. Ajo donte o atë, o vdiste. Madje disa herë që i kemi thënë të ndahej nga ai, ajo është bërë keq. I thoshte së ëmës se do do të pinte helm o do të vriste veten nëse ndahej nga ai. Ne nuk kishim çfarë të bënim, kishim pranuar zgjedhjen e saj.

Sefedin Çanaku pohon se Sokrat Shani kishte probleme por që ai nuk i kishte zbuluar ende. “Nuk e di çfarë problemesh kishte, por di që kishte. Ai kishte mbjellë perime të ndryshme këtu në sera dhe disa herë ia kanë prishur. Vinin njerëz natën dhe ia shkatërronin çfarë kishte mbjellë. Kam gati një javë që dal natën dhe ruaj shtëpinë rreth e rrotull se mos vjen njeri të na bëjë gjë. Këto probleme kanë nisur që në muajin maj kur ai mbolli kastraveca këtu tek sera jonë. Mbaruam ne dhe ai i tha vajzës që donte të mbillte edhe ai që të merrte prodhimin më pas. Siç i mbolli, erdhën natën dhe ia shkatërruan të gjitha çfarë kishte”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?