Jonila Godole: Qeverisë i ra maska! Pandemia u përdor si alibi shembjen e jashtëligjshme të Teatrit Kombëtar
Pedagogia Jonila Godole përmes një statusi në Facebook shprehet se qeverisë i ra maska.
“COVID 19 u përdor si alibi pikërisht për të çuar deri në fund, atë që e quajti, planin antidemokratik dhe të jashtëligjshëm të shembjes së Teartrit Kombëtar.”
STATUSI I PLOTË
Përmes të tjerash sot ra edhe maska e qeverisë ne lidhje me Covid-19!
Dy muaj kufizime dhe izolim ekstrem ne emer te “dashurise” dhe “kujdesit” ndaj popullit para “armikut te padukshem” Corona u bene zero duke derguar mijera forca policie te ndeshen me nje grup aktivistesh ne Teatrin Kombetar, dhe duke provokuar pastaj mbledhjen e qindra protestuesve ne nje hapesire te ngushte para Galerise Kombetare.
Ky shqëtësim u nda edhe nga ambasadori gjerman Peter Zingraf ne reagimin e tij për shembjen e Teatrit gjatë pandemisë “duke qenë se grumbullimet e njerëzve të ndodhura deri tani dhe ato të pritshme mund të sjellin hapa pas”.
Me ane te ketij akti, qeveria tregoi se gjithe masat e marra dy muajt e fundit kane qene thjesht nje alibi. Ato nuk kane pasur si synim mbrojtjen e shqiptareve nga virusi, por shfrytezimin e pandemise per te çuar deri ne fund planin antidemokratik dhe te jashteligjshem te shembjes se TK, mundesisht naten, ne menyre qe diten te kishin kohe per ta qarë!
KOHA JONË SONDAZH

