Jordan Aviation nis fluturimet direkte nga Ammani drejt Tiranës
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) mirëpriti grupin e parë të udhëtarëve me fluturimin inaugurues charter të Jordan Aviation nga Ammani, Jordani, duke vendosur një lidhje të re direkte ndërmjet dy kryeqyteteve.
Kjo linjë e re zgjeron aksesin e Shqipërisë drejt Lindjes së Mesme dhe tregon rritjen e interesit për vendin tonë si një destinacion turistik dhe bashkëpunues në rajon.
Avioni u ul në TIA në orën 08:00 dhe u prit me një “shower salute” tradicional, i ndjekur nga një ceremoni mikpritjeje e organizuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.
Një ceremoni zyrtare e prerjes së shiritit u zhvillua pranë avionit, ku morën pjesë përfaqësues nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe Jordan Aviation për të përkujtuar hapjen e kësaj linje të re ajrore.
“Kjo linjë është rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë dhe përkushtimi të vazhdueshëm nga ekipet e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe Jordan Aviation,” – u shpreh Piervittorio Farabbi, Drejtor Operacional i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.
KOHA JONË SONDAZH

