Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:23 Man Utd nis bisedimet me Pochettinon për zëvendësimin e Carrick Manchester United ka nisur bisedimet me trajnerin e kombëtares së SHBA-së, Mauricio Pochettino, për të zëvendësuar Michael Carrick, i cili pritet të largohet nga…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Jorgjie Truja, potenciali i fuqishëm lirik i skenës operistike, që erdhi si një testament i traditës shqiptare

Aktualitet E diel, 22 Qershor 2025 16:56
Jorgjie Truja, potenciali i fuqishëm lirik i skenës operistike, që erdhi si një testament i traditës shqiptare
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Në historinë e artit shqiptar ka emra që kanë dhënë me mish e me shpirt më të mirën e tyre, si shprehje e aktit sublim të përjetësisë. I kanë treguar publikut, i kanë dëshmuar botës dhe janë bërë pjesë e fondit të artë të thesareve, nëpërmjet talentit dhe përkushtimit me pasion. Ka zëra që nuk shterojnë edhe kur heshtja i kaplon dhe koha krijon një hendek të thellë. Ka jetë që ndriçojnë më fort pasi janë mbështjellë në vello kujtese, si me një aureolë shenjtërimi. Një prej tyre është Jorgjie Truja, sopranoja e një kohe që e kërkonte artin si shpëtim dhe e shfaqte si amanet.
Në një Shqipëri që ende zgjatej në hijet e varfërisë dhe mjegullës së provincës, u lind në Korçën e artit dhe këngës, një vajzë që do të sfidonte përmasat e kohës. Erdhi në jetë në qytetin e magjepsjes së magjive, Jorgjie Truja. Jo vetëm si zë, por si zgjim. Jo vetëm si grua, por si një lloj tempulli që do të bëhej strehë për shumëfishimin e shpirtit artistik, të një kombi, që sapo mëkonte vetveten. Ajo nuk ishte vetëm një zë i bukur, ishte një testament i gjallë i ndjeshmërisë shqiptare, një trung që do të mbante degët e shumë brezave.
E lindur më 20 shkurt 1909 në një familje teneqe-punuesish, Truja nuk pati asgjë tjetër përveç talentit dhe vullnetit për të fluturuar mbi shtrëngesat që i përkisnin jo vetëm gjinive, por edhe kombësisë së saj në një botë ende të ngurtë. Ajo u formua në heshtje dhe durim, në salla ku zëri i saj i kristaltë filloi të krijonte hapësira të reja për ndjeshmërinë, për bukurinë, për shpresën.
Nuk ishte rastësi që u përzgjodh për të studiuar në konservatorin prestigjioz “Santa Cecilia” në Romë. Ishte ai moment, ai udhëtim shpirtëror, që ia ktheu ëndrrën në mision. E kthyer më 1932 në Shqipëri, ajo nuk kërkoi lavdi, por shërbesë. U bë mësuese në Institutin Femëror, por në të vërtetë ajo ishte më shumë se kaq: ishte udhërrëfyesja e parë për një botë të tërë vajzash dhe artistësh që donin të shihnin në veten e tyre një zë, një emër, një mundësi.
Ajo që e dalloi Jorgjie Trujën nga shumë figura të tjera të artit shqiptar, ishte përkushtimi i saj i thellë shpirtëror ndaj artit, ndaj njeriut dhe ndaj kombit. Në një vend ku gratë rrallë ngjiteshin në skenë, ajo jo vetëm u ngjit, por ngriti të tjerët me vete. Pedagoge e Liceut Artistik “Jordan Misja” për shumë dekada, u bë zëri që nuk fishkej, drita që nuk venitej, modeli që nuk zbehej.
Në Teatrin e Operës dhe Baletit ajo nuk ishte thjesht një soprano e rrallë, por shpirti që i dha jetë operës shqiptare. Roli i Natashës në “Rusalka” nuk ishte vetëm një debutim, por një shpërthim i një shpirti që tashmë kishte gjetur gjuhën e vet të lartë. Me Violeta-n e “Traviatës”, Antonida-n e “Ivan Suzanjin”, ajo solli në Shqipëri emocione që nuk kishin vetëm nota, por drithërima të një populli të etur për elegancë, për patos, për sublim.
Si regjisorja e parë grua e TOB-it, ajo nuk vuri vetëm emrin në krye të një tabele, por vuri zemrën në çdo skenë, në çdo rol, në çdo udhëzim. Regjia e saj nuk kishte vetëm sensin e drejtimit, por atë të dhimbjes dhe kënaqësisë që përjetohet kur jeta artistike e një vepre bëhet ndërtim i përbashkët i shumë zërave. Nga “Madama Baterflaj” e deri te “Dasma e Figaros”, ajo solli jo vetëm profesionalizëm, por atë dozë të nevojshme fryme që u jep veprave jetë të dytë.
Por Truja nuk e braktisi kurrë këngën popullore. Ajo e pa në të burimin e shpirtit shqiptar, dhe e ktheu në altar ku publiku i lodhur nga përditshmëria gjente veten. Këngët e saj nuk ishin vetëm të bukura, ato ishin të sinqerta — si ajo vetë. Me një zë të qëruar nga çdo element i tepruar, ajo dinte ta përcillte trishtimin, dashurinë, shpresën, mallin e këngës popullore me një kthjelltësi të pakrahasueshme.
U nda nga jeta më 22 qershor 1994, por nuk është e saktë të thuash se ajo “u nda”. Ajo mbeti. Mbeti në zërat që stërviti, në koncertet që frymëzoi, në veprat që ndërtoi, në skenat që ndriçoi. Mbeti si një ikonë, si një pranverë e përhershme në historinë e artit shqiptar.
Nëse do ta përkufizonim Jorgjie Trujën, do thoshim se ishte një akt i vazhdueshëm frymëzimi. Një jetë e bërë këngë. Një këngë e bërë udhë. Një udhë që çon gjithmonë drejt artit të vërtetë.

Mund t'ju interesojë

Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacientin në qendër të shërbimit

Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacient...

Para 4 minutash
A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

Para 35 minutash
Përkeqësohet moti, pezullohet deri të shtunën lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë

Përkeqësohet moti, pezullohet deri të shtunën lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë

Para 40 minutash

Etiketat e lidhura

albert vatajJorgjie Truja
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Man Utd nis bisedimet me Pochettinon për zëvendësimin e Carrick
Tani

Man Utd nis bisedimet me Pochettinon për zëvendësimin e Carrick

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…
Tani

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…

Spanja kërkon ndalimin e TikTok për shkak të përmbajtjes abuzive
Para 1 minute

Spanja kërkon ndalimin e TikTok për shkak të përmbajtjes abuzive

Supermodelja Bella Hadid konfirmon romancën e re
Para 4 minutash

Supermodelja Bella Hadid konfirmon romancën e re

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 13 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.