Jorgo Zani, një kanibal i droguar, i pret kokën 12 vjeçarit

Djali 12 vjeçar ishte lënë amanet tek gjyshja. Zani, i skeduar me të meta mendore, vriste këlysh qensh dhe ushqehej me to

A kanë përgjegjësi institucionet për vrasës gjakftohtë si Jorgo Zani? Ngjarja e rëndë, e cilësuar makabër, që tronditi dje banorët në Palasë të Himarës, ka shumë pikëpyetje. A duhet të ishte mostra Jorgo Zani në institucionin e psikiatrisë e jo të shëtiste i lirë? Jorgo Zani, tashmë i arrestuar nga forcat blu, njihet si një i skeduar me të meta mendore. Për 12 vjçearin ai ishte xhaxhai por jo nuk ka mjaftuar që të vriste dhe të masakronte 12 vjeçarin, A.Zariu, mëngjesin e së mërkurës.

Ngjarja ndodhi në fshatin Palasë në Himarë. Djali ishte lënë amanet gjyshes por ajo është tmerruar nga ajo që i panë sytë. I mituri 12 vjeç ishte tek shtëpia e gjyshes së tij, për të kaluar pushimet verore por u nda nga jeta në mënyrën më çnjerëzore. 30 vjeçari i preu kokën kushëririt të tij dhe pas e nxori jashtë banesës, trupin e viktimës dhe thuhet se ka shëtitur në lagje me kokën e prerë të të miturit. Burime të policisë pohojnë se ngjarja ndodhi në banesën e Jorgo Zanit, ky dyshohet se për të kryer këtë krimin, Jorgo ka përdorur një sëpatë dhe një thikë. Jorgo Zani rezulton se është kushëriri i dytë i të miturit dhe djali i xhaxhait të Brunilda Zanit, nënës së 12 vjeçarit të mbetur viktimë e këtij krimi monstruoz. Djali ishte lënë amanet gjyshërve por ata janë tmerruar nga ajo që ju panë sytë. Pasi prindërit e 12- vjeçarit ishin larguar për në Greqi, se ju kishte mbaruar leja, Jorgo kishte shkuar në banesën ku rrinte A.Zariu dhe e ka marrë atë duke e mashtruar. Sipas deklarimeve të të afërmeve të viktimës, 12 vjeçari do të qëndronte tek gjyshja edhe 1 javë, e ku më pas në fund të gushtit do të shkonte pranë familjes në Greqi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga verifikimet e hetuesve ka rezultuar se Jorgo Zani vuante nga probleme mendore dhe për këtë shkak ka qenë i shtruar në Greqi në një spital psikiatrik. Zani është kthyer nga Greqia në 2014 pasi është depërtuar dhe jetonte në Palasë, aty ku pranë kishte dhe shumë të afërm të tjerë. 30-vjeçari Zani ka qenë i shtruar në spitalin psikiatrik të Vlorës, në muajt tetor dhe nëntor të vitit të kaluar i kuruar për diagnozën, “çrregullime të theksuara personaliteti” për shkak se ka qenë përdorues i lëndeve narkotike. Policia ka pohuar se Jorgo njihet edhe si përdorues droge dhe problematik në zonë dhe ka qenë i dyshuar për disa vjedhje. Aktualisht për këtë krim janë angazhuar dhe hetues të krimeve të rënda dhe prokurorisë Vlorë, ndërsa Zani nuk ka folur asnjë fjalë para hetuesve për krimin monstruoz.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dëshmitarja

Trupin e 12 vjeçarit e gjetëm në rrugë

Një dëshmitare, e cila mes lotëve që i rridhnin, tregon se trupin e pajetë të të miturit, e kishte gjetur në mes të rrugës, shumë afër banesës në të cilin ndodhi ngjarja. Sipas saj, të parët që kanë konstatuar trupin e pajetë pa kokë të 12-vjeçarit, kanë qenë dy punëtorë të cilët po punonin tek rruga dhe që më pas ata kanë njoftuar policinë. Banorët janë shprehur se Jorgo njihej si person problematik në zonë, pasi shpesh herë kryente veprime jo normale. Ndërkohë, për djalin e vogël, ajo pohon se vinte çdo vit për të kaluar tek gjyshërit pushimet verore, bashkë me nënën dhe babain e tij. Dëshmitarja thotë se: “Kjo është hera e parë që ka ndodhur. Ne jemi njerëz të urtë, njerëz me kulturë e edukatë. Ky është një rast i jashtëzakonshëm dhe jemi të prekur shumë. Djali ishte një djalë shumë i mirë, një minoren shumë i edukuar. Ai vinte këtu çdo vit për të kaluar pushimet verore. Ndërsa autori i krimit, është një njeri me të meta mendore. Ai ishte problematik në fshat, pasi bënte gjëra jo të mira. Ai nuk ishte i rregullt. Ai punonte, por nuk e merrje vesh sesi vepronte. Ne na thanë dy punëtorë që punojnë afër rrugicës së shtëpisë së tyre se aty ishte një trup i pajetë. Ata e kanë gjetur trupin. Familja e tij kishte ardhur nga Greqia për të bërë pushimet, djalin e lanë me gjyshen e gjyshin. Gjyshërit e tij ishin shumë të edukuar”,- tha ajo.

Rrëfimi tronditës

Bariu: Jorgo vriste këlysh qensh dhe ushqehej me to

Jorgo nuk është emër i panjohur në fshatin Palasë. Sadist, i droguar, me probleme mendore therte dhe dhunonte këlyshë qensh, me të cilët më pas ushqehej, kështu e cilëson një banor i zonës. Bariu shprehet i indinjuar për fatin 12 vjeçarit. Sipas tij, dhe ai vetë do të kishte pësuar të njëjtin fat nga Jorgo Zani, tanimë i arrestuar nga Policia e Vlorës. “Para një viti më rrahu me bishtin e sëpatës. U përleshëm. O do më vriste o do e vrisja. Mora policinë dhe i thashë që kapeni se ndryshe do e vras. Por ai u arratis, nuk e kapën. Që në momentin që më goditi unë u shmanga”. Bariu tregon se Zani kishte bashkëpunëtor një fëmijë 9 vjeç me emrin Kiço Konomi. Sipas bariut, Kiço është kthyer në tmerrin e zonës, pasi duke qëndruar me Jorgo Zanin, grabiste dhe vriste kafshë. “Kiço Konomin e kishte bashkëpunëtor, 9 vjeç. Ky fëmijë çfarë nuk bënte në zonë. Ditët e fundit ka grabitur dhe një çifte dhe është në kërkim prej dy ditësh.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?