Jorgo Zani tentoi ta përdhunonte 12-vjeçarin para se t’i priste kokën?!
Monstra i Palasës, Jorgo Zani ka tentuar të përdhunojë kushëririn e tij të mitur 12-vjeçar A.Zariu para se ta masakronte duke i prerë kokën.
Në këtë përfundim kanë arritur hetuesit të cilët prej 12 orësh kanë marrë në pyetje Zanin të skeduar si përdorues droge dhe person me probleme mendore.
Në trupin e të miturit 12-vjeçar janë gjetur shenja dhune ndërsa një pjesë e teshave të tij kanë qenë të grisura.
Por ky nuk është krimi i vetëm i Zanit tashmë të arrestuar. Ai dyshohet se ka vrarë dhe një 9-vjeçar tjetër nga fshati Palasë pasi prej 2 ditësh nga 9-vjecari Kiço Konomi nuk ka asnjë gjurmë dhe familjarët e tij i janë drejtuar policisë.
Nga deklarimet e banorëve të zonës Konomi dhe Zani prej më shumë se 5 muaj shoqëroheshin bashkë nëpër fshat dhe njiheshin si persona problematikë, hajdutë dhe ngacmues të kalimtarëve apo turistëve në zonë.
Zhdukja në të njëjtën ditë e Konomit 9-vjeçar me gjetjen e trupit të paketë të 12-vjeçarit A .Zariu ka bindur hetuesit se Jorgo Zani qëndron pas kësaj ngjarje dhe kjo për faktin se Konomi mund të ketë pasur dijeni për vrasjen e A.Zariut.
Një tjetër pistë e hetuesve është dhe ajo e pjesëmarrjes së 9-vjeçarit në të njëjtin krim me Jorgo Zanin për të vrarë A.Zariun e më pas Konomi të jetë vrarë nga Zani për të mos treguar se çfarë ndodhi në banesën e këtij të fundit.
Trupi i të miturit mbetur viktimë e monstrës 36-vjeçar Jorgo Zani është tërhequr nga familjarët e tij, të cilët janë kthyer me urgjencë të mërkurën nga Greqia dhe këtë të enjte është përcjellë për në banesën e fundit në qytetin e Fierit ku dhe jetonte familja Zariu.
KOHA JONË SONDAZH

