Jorida Tabaku: Integrimi Europian, proces që prek qytetarët në çdo aspekt të jetës së tyre

Kryetarja e Komisionit për Çështjet Evropiane, deputetja e PD-së Jorida Tabaku, thotë se procesi i integrimit të Shqipërisë në BE ka fatin e keq të jetë marrë peng nga qeveria dhe burgosur në sirtaret e zyrave të saj.

”Sa herë që dëgjojmë për këtë proces, ndjejmë lodhje sepse na kujton atë pengmarrje që nuk po u jep shqiptarëve shansin të provojnë mundësinë për të ndërtuar Evropën këtu, në vendin tonë”,-tha Tabaku. Po ashtu Tabaku shtoi se integrimi nuk është thjesht një proces burokratik që zhvillohet në zyrat e administratës, por është një proces që prek qytetarët në çdo aspekt të jetës së tyre.

Për të ndërtimi i një demokracie të qëndrueshme dhe institucionale është kyç. ”Shqipëria është pjesë e Evropës, por pyetja mbetet: A është demokracia jonë vërtet një demokraci institucionale? A jemi ne pjesë e perëndimit dhe vlerave të BE kur vjen puna te demokracia dhe sundimi i ligjit? Kur sheh se si institucionet përdoren për propagandë dhe jo për reforma reale kundër korrupsionit, dhe si shteti është në funksion të pakicës dhe jo shumicës, natyrisht kupton rrugën e gjatë përpara dhe nevojën për ndryshim”, theksoi Tabaku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?