FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Jorida Tabaku-mediave: Mos transmetoni gjithçka nga aksidenti! Jo spektakël për klikime!

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kryetare e Komisionit të Medias dhe Drejtave të Njrriut ka reaguar pas tragjedisë së ndodhur në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë pasi u përplasën nga një makinë që hipi mi trotuar, duke e cilësuar ngjarjen si një dhimbje të thellë për gjithë shoqërinë.

Në reagimin e saj, Tabaku thekson se, përtej tragjedisë, është edhe më shqetësuese mënyra se si disa media kanë transmetuar pamje të rënda nga vendi i ngjarjes.

“Tragjedia në Durrës, me humbjen e dy jetëve të dy fëmijëve të pafajshëm, ka tronditur të gjithë. Edhe më mizor është transmetimi pa filtër i pamjeve të aksidentit që u mori jetën. Dhimbja nuk mund të kthehet në spektakël,” shprehet Tabaku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo i bën thirrje Autoriteti i Mediave Audiovizive që të ndërhyjë menjëherë për të ndaluar transmetimin e pamjeve të tilla dhe për të garantuar respektimin e standardeve etike në raportimin mediatik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas saj, informimi i publikut është një detyrim, por nuk mund të bëhet në kurriz të dinjitetit njerëzor dhe dhimbjes së familjarëve.

“Informimi është detyrim por dinjiteti njerëzor është kufiri që nuk duhet kaluar,” përfundon reagimi i saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?