Jorida Tabaku merr drejtimin e PD-së?
Partia Demokratike, ajo që ka vulën është pa kryetar, pasi sot Enkelejd Alibeaj dha dorëheqjen nga posti si kryetar i komanduar. E vetmja nënkryetare që ka mbetur në PD është vetë Jorida Tabaku. Mbetet për t’u parë se çfarë do të vendoset në vijim. Alibeaj në fjalimin e tij të dorëheqjes bëri të ditur se Kryesia e Partisë do të mblidhet të premten në orën 12.00.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike zyrtare, Gazment Bardhi bëri të ditur se është thirrur një takim urgjent pune për të diskutuar për situatën me nënkryetaren e partisë Jorida Tabaku. Bardhi do të diskutojë rreth zbatimit të nenit 46 të Statutit, në këtë periudhë tranzitore.
“Sipas nenit 46 te Statutit, në mungesë të zgjatur të kryetarit dhe me autorizim të tij, njëri prej tyre zëvendëson Kryetarin. Në mungesë të këtij autorizimi, duke përfshirë rastet e dorëheqjes nga detyra të Kryetarit, Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar, i cili komandon Nënkryetarin që do të drejtojë Partinë deri në rikthimin e Kryetarit në detyrë apo zgjedhjen e Kryetarit të ri”,-sqaron Bardhi.