Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 06:01 Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi Horoskopi i ditës sjell një Hënë në Bricjapi dhe një hënë në rritje: ditë për hapa të matur, punë të qetë dhe fjalë të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Jorida Tabaku: Rama po përdor të dhënat e qytetarëve si armë politike kundër protestuesve

Aktualitet E hënë, 29 Qershor 2026 18:40
Jorida Tabaku: Rama po përdor të dhënat e qytetarëve si armë politike kundër protestuesve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, akuzon kryeministrin Edi Rama se po përdor të dhënat e qytetarëve dhe strukturat shtetërore për të identifikuar, kërcënuar dhe ekspozuar publikisht protestuesit që prej javësh protestojnë kundër tij në bulevard. Ajo e cilësoi këtë si ‘fletëthirrje dixhitale’ dhe rikthim të metodave të vjetra të përndjekjes politike, akuzoi qeverinë se ka përdorur institucionet dhe ligjet në favor të interesave të caktuara dhe u shpreh se “gjuetia e shtrigave” po bëhet ndaj protestuesve, të cilët i quajti “heronjtë qytetarë të Shqipërisë”.

Postimi i plotë

Njolla të Murrme! Prej ditësh, njeriu kyç i një sistemi autokratik, të lidhur me paranë e pistë dhe ekonominë e kapur, ka nisur një fushatë përndjekjeje ndaj qytetarëve që protestojnë përballë tij. Duke ndjekur pikë për pikë metodat e Sigurimit, Kryeministri mbledh biografitë e atyre që nuk i pëlqejnë dhe, me një lupë të stërmadhe, kërkon t’u gjejë njolla në jetë dhe në CV.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kjo nuk është thjesht sjellje e turpshme personale. Është metoda e një shteti të kapur: institucionet mbledhin të dhënat e qytetarëve, ndërsa pushteti i përdor ato për të mbrojtur njeriun-sistem. Të dhënat nga gjendja civile, administrata dhe institucionet kthehen në armë politike. Më pas vijnë kërcënimet ndaj të afërmve dhe ekspozimi publik i qytetarit si tabelë qitjeje në faqen e Kryeministrit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ky është i njëjti njeri-sistem që bën sikur nuk di asgjë për korrupsionin në vend. Kur një ish-zëvendëskryeministër u shpall në kërkim, ai nuk dinte gjë. Kur u arrestua një ish-ministër, nuk dinte gjë. Kur u arrestua një kryetar bashkie, përsëri nuk dinte gjë. Për çdo skandal, ruante maskën. Sistemi duhej të fshihej, ndërsa individi i radhës shpallej kurban. Sot, kur rrezikohet vetë koka e sistemit, maska ka rënë. Kryeministri po rikthen skenarët e Njollave të Murrme: biografi, përndjekje, turpërim publik dhe kërcënim ndaj kujtdo që guxon të ngrejë zërin.

Mund t'ju interesojë

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Para 43 minutash
Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Para 8 orësh
Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me Kosovën

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me...

Para 8 orësh

Ndërkohë, SPAK po heton pushtetarë të përfshirë në tregtinë e pronave. Qeveria ka miratuar vendime për prona në favor të personave të inkriminuar, ka ndryshuar ligje për interesa të caktuara dhe e ka kthyer ndërtimin në një nga kanalet kryesore të pastrimit të parave, duke helmuar ekonominë dhe zhvlerësuar punën e ndershme. Por Kryeministri nuk kërkon biografitë e tyre. Nuk publikon dosjet e tyre. Nuk i kthen ata në shënjestër.

Gjuetia e shtrigave është rezervuar për protestuesit: për qytetarët e guximshëm të këtyre javëve të nxehta, që kërkojnë dinjitet, drejtësi dhe një shtet që punon për shumicën. Ata nuk janë armiqtë e Shqipërisë. Ata janë heronjtë e saj qytetarë. Fletërrufetë digjitale, dazibao-t moderne dhe linçimi publik nuk do ta shpëtojnë sistemin. Ato vetëm tregojnë frikën e njeriut që e ndërtoi dhe që sot e kupton se shqiptarët nuk kanë më frikë prej tij.

Etiketat e lidhura

jorida tabaku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 42 minutash

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër
Para 43 minutash

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 7 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 7 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 7 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 12 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 15 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

4 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 7 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.