Jorida Tabaku shkon në Parlamentin Austriak, në fokus Integrimi dhe lu*ta kundër korrupsionit
Kryetarja e Komisionit të Integrimit në Kuvend, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku gjatë një vizite në Vjenë zhvilloi takime me përfaqësues nga Komisioni për Çështjet Evropiane të të dy dhomave të parlamentit të Austrisë.
Tabaku shkruan në një postim në Facebook, se me përfaqësuesit e Komisionit për Çështjet Evropiane diskutuan mbi procesin e integrimit evropian me fokus luftën kundër korrupsionit.
Po ashtu bëri të ditur se diskutuan edhe për ndërtimin e një sistemi që lufton korrupsionin, i cili duhet të vijë nga parlamenti. “Tanimë ne duhet të nisim betejën për të parandaluar korrupsionin përmes institucioneve dhe parlamenti është e vetmja rrugë që mund të implementohet kjo betejë”, tha Tabaku.
Postimi i plotë
Vienë, në një ditë takimesh në parlamentin austriak me përfaqësues nga Komisioni për Çështjet Europiane të dy dhomave të Parlamentit Austriak.
Një diskutim i gjerë dhe produktiv mbi procesin e integrimit Europian me fokus luftën kundër korrupsionit dhe ndërtimin e një sistemi që lufton korrupsionin që duhet të vijë nga parlamenti.
Tanimë ne duhet të nisim betejën për të parandaluar korrupsionin përmes institucioneve dhe parlamenti është e vetmja rrugë që mund të implementohet kjo betejë.