Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 06:01 Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi Horoskopi i ditës sjell një Hënë në Bricjapi dhe një hënë në rritje: ditë për hapa të matur, punë të qetë dhe fjalë të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Jorida Tabaku: Si mund të dalim nga kriza që po na gllabëron

Jorida Tabaku: Si mund të dalim nga kriza që po na gllabëron

Aktualitet
E hënë, 11 Korrik 2022 11:30
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Jorida Tabaku

Për muaj me radhë, debati në vend ka qenë në lidhje me ekonominë. Kjo, si kortezi e inflacionit. Një sëmundje ekonomike që gllabëron të ardhurat e çdo familjeje, ndërkohë që blihet më pak me çmime gjithnjë e më të shtrenjta. Shqetësimi im ka qenë se situata do të agravohet aq shumë saqë inflacioni do të pasohet nga stagflacioni që do të rrënojë edhe më tej ekonominë e vendit.

Përballë fakteve, shifrave dhe të dhënave evidente që shpërfaqen qartësisht në të dhënat ekonomike, te xhepat e qytetarëve, te shporta e konsumit të tyre të përditshëm, qeveria fatkeqësisht zgjodhi mohimin.

Loja e shëmtuar dhe hilacake e mohimit të fakteve dhe provave ndërkohë që e vërteta është aty mes nesh, ka qenë bixhozi i qeverisë thuajse në çdo krizë. Duhet pranuar që ndonëse tejet i rrezikshëm për ekonominë, ndonëse me pasoja të rënda, ato kanë mundur ta margjinalizojnë efektin dhe po përpiqen të bëjnë të njëjtën gjë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mirëpo, sot situata është më e koklavitur. Inflacioni nga viti në vit për muajin qershor është 7.4%, ku peshën më të madhe të rritjes së çmimeve e ka transporti (pra, nafta dhe çmimi i saj) si dhe shporta e ushqimeve dhe pijeve jo alkoolike, që janë ndikuar drejtpërdrejt prej çmimit të naftës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Për ta shtuar edhe më tej dozën e realitetit të hidhur që qeveria përpiqet t’i ikë përmes hilesë së propagandës. Banka e Shqipërisë ka rritur normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindje. Për qytetarin e thjeshtë do të thotë që norma e interesit për kreditë që do të merren tanimë në banka do të rritet, pjesa tjetër e kredive mund të riskedulohet me këtë interes të ri.

Mund t'ju interesojë

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Para 1 ore
Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Para 8 orësh
Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me Kosovën

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me...

Para 9 orësh

Gjithnjë e më pak biznese do të guxojnë të marrin kredi, investimet e tyre do të ulen dhe kjo do të pasohet logjikisht me një kontraktim ekonomik. Sado që qeveria lexon të kundërtën, aritmetika e ekonomisë është pikërisht kjo.

Tani, jemi në kushte ku 92% e shqiptarëve janë të qartë se rritja e çmimeve është reale dhe kjo qartësi është merita kryesore e rënies së të ardhurave në portofolin e çdo familje shqiptarë. Rreziku është që kjo situatë të përkeqësohet si pasojë e të dhënave që na vijnë nga rritja e çmimit të lëndëve të para është në rritje dhe kjo do të përkthehet në shtrenjtim të mëtejshëm të çmimeve.

Shkurt dhe shqip, ne po përjetojmë një situatë të rrezikshme stagflacioniste, që ka një nevojë të madhe për menaxhim jo propagandë.

Një qeveri e përgjegjshme, një maxhorancë që mendon jo me teorinë e të kaluarit të radhës do të ishte shqetësuar jashtëzakonisht shumë kur ndërsa rrihte gjoksin për rritjen ekonomike të publikuar javën e shkuar, të shihte se e gjithë rritja ekonomike vinte nga ndërtimi dhe jo nga bujqësia.

Shumica e shqiptarëve të vetëpunësuar janë në sektorin e bujqësisë, e cila po përjeton një krizë të thellë, ky duhet të ishte një alarm për qeverinë, e cila duhet të rishihte politikat e saj sektoriale. Incentivat edhe subvencionet në bujqësi për Shqipërinë janë ndër më të ulëtat në rajon dhe këtë e tregon dhe deficiti tregtar.

Por shqetësimi i maxhorancës duket se nuk është bujqësia sesa propaganda. Thënë më shkurt, nuk na duhen edhe aq paratë e bujqësisë sesa na duhet ndërtimi që sipas çdo matësi ndërkombëtar financohet në masë të gjerë nga paratë e pista.

Pra, duhet një ndryshim i plotë i vizionit të qeverisë mbi ekonominë dhe perspektivën. Në vend të rrahjes së gjoksit se po na rritet ekonomia nga ndërtimi që përgjithësisht ka burime të dyshimta, vëmendja duhet të jetë te prodhimi dhe bujqësia që po rrënohet përditë.

Kam debatuar gjatë nëse vizioni i një ekonomie bazuar mbi narko-ekonominë që do të prodhonte më pas paranë e pistë është rruga për të ndërtuar Shqipërinë e shekullit të 21. Tanimë, të gjithë janë të ndërgjegjshëm se Shqipëria është një treg më i mbyllur, mbushur me monopole, me një ekonomi të shkatërruar dhe pa të ardhme. Po të shihni Shqipëria e vitit 2022 është atdheu ku shtresa e mesme largohet apo ka gati valixhen për të ikur.

Çuditërisht, në një botë ku zinxhiri i furnizimeve po i jep zë dhe frymë rishpërndarjes dhe rikrijimit të rrugëve të furnizimit, Shqipëria mbetet e fundit në këtë përpjekje për të përfituar nga momenti kyç.

Në vend që të përdorë këtë moment për të manovruar dhe për t’i ofruar vendit rrugë dhe kanale të reja që zhvillojnë ekonominë, duke i dhënë një shans të madh rrugëve të reja të furnizimit për semikonduktorët, ne duhet të debatojmë për ligjin e amnistisë fiskale dhe penale për çunat e Londrës.

Shqiptarët e shtresës së mesme largohen sepse shohin se si një sistem fiskal po i torturon duke u marrë të ardhurat nga paga dhe puna e tyre me 23% ndërkohë që shohin gatishmërinë e qeverisë për t’i tatuar paratë e pista me 7% bash në periudhën e një krize inflacioniste.

Atëherë kur vendit i duhej një vizion fiskal dhe një kod fiskal dhe tatimor për të unifikuar parimet e fiskut dhe për t’i ofruar investitorit vendas dhe të huaj qëndrueshmërinë, parashikueshmërinë dhe konkurrencën në treg. Qeveria vendos të luajë kartën e pistë të një amnistie që nuk promovon barazinë, as shëndetin financiar dhe kulturën tatimore, por parregullsinë dhe pandershmërinë që për vite e kanë torturuar shtresën e mesme dhe atë që ka qenë korrekt me shtetin.

Nuk ka asnjë forcë tjetër krijuese më të mirë sesa ekonomia e tregut, por që kjo të stimulohet ne duhet të ndërtojmë parametrat për ta çuar përpara. Kjo ekonomi, që është në fakt motori që mundëson edhe zhvillimin e një kapitalizmi të shëndetshëm, vjen si pasojë e rregullave të barabarta të vendosura që në krye të herës. Masave të qarta ekonomike dhe fiskale që nuk mbajnë me hatër duke i ndarë në disa të njerkës dhe disa të nënës, por duke vendosur garant shpirtin e konkurrencës dhe garën e shëndetshme.

Këmbëngulja për të vazhduar në këtë mënyrë siç jemi tani vetëm sa agravon situatën në Shqipëri, duke shpërbërë shtresën e mesme dhe duke krijuar një shoqëri më të polarizuar ekonomikisht dhe nga mundësitë.

Arsyet se përse sot kriza do të godasë gjithnjë e më shumë shtresën e varfër dhe se përse ekonomia nuk ka kryer atë hopin cilësor vjen mbi të gjitha si pasojë e një tregu të kapur dhe politikave fiskale korruptive. Këto kanë shkatërruar shtresën e mesme, e kanë varfëruar dhe më tej shtresën e varfër dhe kanë përqendruar të gjitha pasuritë në pak duar.

Nëse shqiptarët sot largohen, nëse shtresa e mesme sot po firon dita-ditës duke prodhuar një vend me oligarki dhe të varfër, kjo vjen si pasojë e një vizioni që ka zgjedhur demokracinë oligarkike përballë demokracisë institucionale.

Një zgjedhje që nuk mund të jetë modeli i Shqipërisë së shekullit të 21, i një Shqipërie Europiane. I një atdheu që është i shqiptarëve!

Etiketat e lidhura

jorida tabaku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër
Para 1 ore

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 8 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 8 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 8 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 12 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 16 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

4 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 8 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.