“Joshja” për kredi përballë sfidës së borxhit – Qeveria parashikon ulje me 1.5% ndaj PBB çdo vit

Ndërsa qeverisë i janë ofruar qindra milionë euro kreditim me interesa të favorshme për të përballuar pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit, duket se është e kushtëzuar nga sfida për të ulur borxhi publik. Në  programin e Reformave Ekonomike 2020-2022, të miratuar së fundmi, qeveria parashikon  të ruajë politika fiskale konsoliduese, të cilat synojnë të mbajnë trajektoren rënëse të borxhit publik në raport me PBB-në që nga viti 2016.

Në dokument shkruhet se “ Borxhi publik pritet të bjerë në rreth 65.4% të PBB-së në vitin 2020; 62.3% e PBB-së në vitin 2021 dhe 62.0% në vitin 2022. Ndërkohë, borxhi publik neto nga asetet likuide të qeverisë (depozita në para të qeverisë që mbahen në bankën qendrore) pritet të reduktohet në 60.5% në vitin 2022.” Ndërkohë citohet se për të arritur këtë objektiv të politikës fiskale afatmesme mbi borxhin publik, skenari fiskal bazë synon një deficit fiskal në nivelin 2.2% të PBB-së më 2020-ën, një nivel prej 2.0% të PBB-së në vitin 2021 dhe synon ulje të mëtejshme në 1.7% në vitin 2022.

Në të njëjtën kohë, synohet një bilanc primar pozitiv në vitet 2020–2022, respektivisht 0.1% të PBB-së në vitin 2020; 0.5% në vitin 2021; dhe 0.8 për qind në vitin 2022. Qeveria duket se është e vendosur që për periudhën afatgjatë, politika fiskale të vijojë të mbetet qartësisht e orientuar drejt konsolidimit fiskal, duke synuar një ulje të borxhit publik, me të paktën mesatarisht 1.5 pikë përqindjeje të PBB-së në çdo vit. Ndërsa parasheh që deri sa niveli i tij të arrijë objektivin afatgjatë prej 45% të PBB-së, të përcaktuar në rregullat fiskale të ligjit organik të buxhetit. /Scan

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?