Journal of Extracellular Vesicles: Spraj nazal, premton gjallërimin e “fabrikës së energjisë” qelizore dhe përmirësoi kujtesën
Ekipi i drejtuar nga Dr. Ashok Shetty, profesor i shquar dhe drejtor i asociuar i Institutit për Mjekësi Ripërtëritëse në Texas A&M, zhvilloi një spraj nazal që, vetëm me dy doza, uli ndjeshëm inflamacionin e trurit, rivendosi “fabrikat e energjisë” qelizore dhe përmirësoi kujtesën ndjeshëm. Gjetjet janë publikuar në Journal of Extracellular Vesicles.
Shkencëtarët përdorën “vezikula ekstracelulare”, pako biologjike mikroskopike të nxjerra nga qelizat staminale neurale, si mjete transporti, që bartin material gjenetik të njohur si microRNA brenda trurit. Këto molekula ndihmojnë të “çaktivizojnë” sinjalet që shkaktojnë inflamacionin kronik në trurin plakës. Studimi u fokusua tek një lloj specifik inflamacioni kronik të lehtë që shkencëtarët e kanë quajtur “neuroinflammaging”, i përqendruar në hipokampus, rajonin e trurit përgjegjës për të mësuarit dhe kujtesën.
Minjtë 18-mujorë, ekuivalenti i njerëzve 60-vjeçarë, morën trajtimin. Krahasuar me minjtë e patrajtuara, ata që morën sprayin treguan ulje të shënuesve të inflamacionit dhe përmirësim të kujtesës. Përfitimet u shfaqën brenda javësh dhe zgjatën meses.
Sipas Shetty, trajtimi bëhet aktiv në tru brenda një ore pas aplikimit. “Një dozë e vetme nuk është magji,” tha ai. “Duhen doza të ndërprera për të ruajtur shëndetin e trurit afatgjatë.”
Pavarësisht rezultateve premtuese, kërkimet janë ende në fazën paraprake, vetëm modele shtazore. Nevojiten vite kërkimesh dhe teste klinike tek njerëzit para çdo zbatimi mjekësor. Titulli “rikthim i kujtesës” është realist për minjtë, por nuk mund të transferohet automatikisht tek njerëzit.
Përgatiti: Albert Vataj
KOHA JONË SONDAZH

