Juristi i policisë, Berishës: Kryekriminel, ti e do plumbin në lule të ballit

Julian Veizi, jurist në Policinë e Gjirokastrës ka kritikuar ashpër Gjykatën dhe Prokurorinë e Përgjithshme për mosndëshkimin e fajtorëve të “21 Janarit”.

Me anë të një statusi në Facebook, Veizi shkruan se Gjykata dhe Prokuroria e mbaruan lojën e tyre. Ndërsa thekson, si e nisen e bitisen, por bashkë me “21 Janarin” varrosin shpresën që ky vend do të bëhet.

Ai nuk ka lënë pa përmendur edhe ish-kryeministrin Berisha,  ku sipas tij, kryekrimineli bën thirrje për armatosje, e bën Presidentin horr, Prokuroren lavire, nuk zbaton urdhërat e Prokurorisë, por në burg futet kush ka rilidhur energjinë që nuk kish paguar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ja postimi i plotë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjykata dhe njekohesisht edhe Prokuroria e mbaruan lojen e tyre!!! Si e nisen, e bitisen por bashke me “21 Janarin” varrosin shpresen qe ky vend do behet… Kryekrimineli ben thirrje per armatosje, e ben Presidentin horr, Prokuroren lavire, nuk zbaton urdherat e Prokurorise, por ne fund ne burg futet kush ka rilidhur energjine qe nuk kish paguar….

Kryekrimineli eshte i plotfuqishem perball Qeverise, perballe Drejtesise, edhe perball loteve te Anes qe “vajtuan” ne gjith Europen…

Kryekrimineli per nje gje ka te drejte, ketu duhet armatosur populli, sepse eshte e vetmja zgjidhje, sepse ti o Kryekriminel e do fiks aty, ne lule te ballit…. Kryekriminel, fitove ti!!!

1997-ta, Gerdeci, 21 Janari jane arritjet e Qeverise tuaj!!!

Kryekriminel “Na fal”!!!

“Te na falesh qe na vrave”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?