Juristi Sokol Hazizaj: Drejtësia të bëhet në Kryeministri apo Bashki

Avokati dhe juristi, Sokol Hazizaj mendon se sistemi i drejtësisë në vend po shkon drejt zhdukjes duke iu referuar faktit gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë tashmë janë jashtë funksionit dhe të tjera organe të drejtësisë mund të shkoj drejt kolapsit, pasi procesi i Vettingut po përjashton çdo ditë gjyqtarë.

“Për shkak të të procesit të vettingu pjesa më e madhe e konkurrentëve për KLGJ dhe KLP do të bien, e cila më çon në rezultatin që KLP dhe KLGJ pafundësisht nuk do të krijohen. E cila më çon në rezultatin që Buroja dhe Prokuroria Antikorrupsion nuk do të krijohen. E cila më çon në rezultatin se ne nuk do të kemi kurrë Prokuror të Përgjithshëm të mandatuar. Në këto kushte ku do të kërkojnë drejtësi shqiptarët, kur e gjithë struktura e sistemit të drejtësisë rrezikon të dalë jashtë funksionit”, ka pohuar Hazizaj në një intervistë për In TV duke ironizuar: “Ne do ta kërkojmë [drejtësinë] në bashki, në Kryeministri dhe në Ministri”.

Sokol Hazizaj, i cili mbrojti mbrojti interesat e ish-kryeprokurorit Adriatik Lalla duke e shpëtuar nga procesi i Vettinhut i kërkon politikës që të ndërhyjë menjëherë dhe të zgjidhje kolapsin që ka krijuar në sistemin e drejtësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?