Juristja Kola: Cenimi i Kushtetutës, grusht institucional kushtetues
Për juristen Margarita Kola, “grushti i shtetit” i presidentin Meta, është një grusht institucional kushtetues.
Nga studioja e “360gradë” nga Artur Zheji në Tv Ora, juristja tha se përdor këtë term, pasi, sipas saj, disa veprime kanë cenuar kushtetutën e republikës së Shqipërisë.
Margarita Kola: Unë nuk do ta quaja grusht shteti, por grusht institucional kushtetues, për arsye se janë vënë në pikëpyetje shumë elementë kushtetues dhe nëse unë e alaboroj më tepër dhe them që një shtet e mban në këmbë kushtetuta, hajt të futemi të diskutojmë nëse këto parime kushtetuese që janë vënë në pikëpyetje, të çojnë në një grusht shteti apo jo. Për mua si juriste, unë mund ta përkufizoj si një grusht institucional kushtetues, sepse janë disa veprime që kanë cenuar kushtetutën e republikës së Shqipërisë.