Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ka dalë nga shtypi monografia “Teatri i Gjergj Fishtës” e bashkautorëve Tonin Çobani dhe Ndue Ballabani

Aktualitet E enjte, 22 Tetor 2020 20:20
Ka dalë nga shtypi monografia “Teatri i Gjergj Fishtës”  e bashkautorëve Tonin Çobani dhe Ndue Ballabani
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Tonin Çobani dhe Ndue Ballabani-

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Me rastin e 149-vjetorit të lindjes së Poetit Kombëtar (23 tetor 2020) po shkëpusim fragmentin:
Teatri Shqiptar, tribunë e munguar e qytetarisë

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 6 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 6 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 7 orësh

Gjergj Fishta ka lënë të shkruara rreth 40 vepra teatrore, si: komedi sipas Molierit ( “Gjokë Tarçuku”, “Dredhitë e Patukut”), tragjedi (si “Juda Makabe”), drama (si “Shën Françesku i Asizit”) dhe melodrama (si “Shqiptari i qytetnuem” dhe “Shqiptarja e qytetnueme”), poemë liriko-dramatike (“Jerina”), poemë satiriko-dramatike (“Gomari i Babatasit”), skeçe (si “Nën hajat të Parrizit”), përkthime libretesh të muzikuara etj. Këto tekste teatrore (ose shumica syresh) janë venë në skenë së pari nga autori i tyre, d.m.th., nga vetë Fishta, që bënte punën e regjisorit, të skenografit, të realizuesit të dekoreve e gjithçka tjetër duhet për realizimin e një shfaqjeje teatrore.
Mesazhet e Teatrit të Fishtës
Vepra e parë dramatike e botuar e Fishtës është “Të kthyemit e Uliksit në Itakë” (ose “Odisea”), botuar dhe shfaqur më 1909. Pas saj vjen “Sh’Francesku i Asizit” (shfaqur më 1909 dhe botuar më 1912). Ndërkohë është projektuar edhe tragjedia “Kryepremja e Shën Gjonit”(Decolacion i Sh.Gjonit), e cila duhet të ketë mbetur diku si dorëshkrim.
Këto vepra të para dramatike, pavarësisht nga subjektet e shpërndara në shekuj, janë konceptuar prej autorit si një triologji, sepse, si shprehet vetë Fishta, janë tri drama që do të përçonin mesazhet “e triumfit të lirisë” (Uliksi), “të vllaznimit” (Sh’Françesku) dhe “të barazisë” (Shën Gjoni Kryepremi).
Këndej është e thjeshtë të vihet re se Teatri i Gjergj Fishtës ka qenë që në nismë i orientuar nga Revolucioni Francez (Liri-Barazi-Vëllazëri), orientim të cilin e gjejmë të shprehur edhe në programin ideologjik të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Por te Fishta ka diçka më tepër: është një program që po vihet në jetë.
Aso kohe edhe vetë teatri është një formë e komunikimit demokratik, është një tribunë artistike, përmes së cilës idetë progresiste shtrohen në tryezë për të gjithë. Dhe jemi në vitin 1909, kur ende nuk ka filluar kryengritja e përgjithshme antiosmane (1910-1912), si rezultat i të cilës erdhi Pavarësia e Shqipërisë.
Për sa i përket përdorimit të gjuhës shqipe është vendi të theksojmë se vetëm pas Kongresit të Manastirit (1908) ishte siguruar një farë lejeje për të dhënë shfaqje publike në atë gjuhë. Siç e kemi cekur më sipër, më parë shfaqjet në gjuhën shqipe jepeshin vetëm në Kolegjin Françeskan, ku, që nga viti 1902 Fishta kishte futur gjuhën shqipe si gjuhë mësimi, duke shfrytëzuar maksimalisht disa “privilegje” që gëzonin shkollat fetare (edhe ato jo islamike) në kuadrin e Perandorisë Osmane. Edhe me shpalljen e Hyrjetit (1908), siç e përmendem më lart, pat një farë lirie që nuk zgjati shumë. Nga fundi i vitit 1909 Parlamenti Turk miratoi dy projektligje… që sollën mbylljen e klubeve në trojet shqiptare, duke pezulluar aktivitetet teatrore
Por aktiviteti teatror vijon në diasporë: më 1909 në Janinë dhe Bukuresht vihet në skenë “Besa” e Sami Frashërit (e përkthyer në shqip nga Abdyl Ypi Kolonja); në Stamboll, “Golfo” (1910, përkthyer nga greqishtja), në SHBA – “Vdekja e Pirros” e Mihal Gramenos (1911)… (Kudret Velça). U bë kjo paraqitje për të ndriçuar një dimension të interpretuar jo mjaftueshëm prej studiuesve të veprës fishtjane, në përgjithësi, dhe të Teatrit të tij, në veçanti.
Fishta më parë se të dukej Pavarësia e Shqipërisë, e kishte parandier ardhjen e saj, prandaj u bë aq aktiv për të futur gjuhën shqipe si gjuhë mësimi në shkollë, për të unifikuar alfabetin e gjuhës shqipe, për të kënduar epopenë kombëtare (“Lahuta…”), për të rigjallëruar letërsinë (Mrizi i Zanave, Vallja e Parrizit, Anzat e Parnasit) dhe për të krijuar Teatrin Shqiptar, tribunën e munguar të qytetarisë.
Për të gjitha këto e më tepër, dikush duhet të kujdeset për ta rivënë në skenë me një regji bashkëkohore dramaturgjinë e merituar fishtjane.
(Fragment nga Kreu 7 i monografisë “Teatri i Gjergj Fishtës”, f. 7 dhe 138)

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 5 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 5 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 6 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 6 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 6 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 9 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 8 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 5 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.