“Ka vetëm një zgjidhje ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë”, Erisa Xhixho me gratë e njesisë nr.1

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho këtë të enjte është takuar me gratë e njesisë nr.1 të cilat ndanë shqetësimet e tyre. Sipas Xhixhos pasiguria për të nesërmen është plaga më e madhe për to dhe janë të shqetësuara për punësimin e tyre , për arsimimin e fëmijëve dhe pamundësinë e pasjes së një vendi pune nesër.
“Ka vetëm një zgjidhje ta bëjmë serish Shqipërinë shtëpinë tonë më 25 Prill dhe të ndëshkojmë me votë modelin më të keq qeverisës që kanë njohur shqiptarët”, shkruan Xhixho në postimin e saj.
Postimi i plotë i Erisa Xhixhos: 
Me gratë e njesisë nr.1 kalova një pasdite ku ndanë me mua shqetësimet e tyre.
Pasiguria për të nesërmen është plaga më e madhe për to, janë të shqetësuara për punësimin e tyre , për arsimimin e fëmijëve dhe pamundësinë e pasjes së një vendi pune nesër.
Po frika më e madhe mbetet emigrimi i të rinjve .
Na duhet të ribejmë shtetin ,zhvillojmë ekonominë duke e çliruar nga oligarkët, mbështesim me buxhet arsimin dhe lidhjen e tij me tregun e punës . E mbi të gjitha të ndalojmë shpopullimin që po i bëhet vendit e të rikthejmë të rinjtë në vendlindje.🇦🇱
Ka vetëm një zgjidhje ta bëjmë serish Shqipërinë shtëpinë tonë më 25 Prill dhe të ndëshkojmë me votë modelin më të keq qeverisës që kanë njohur shqiptarët.

https://www.facebook.com/ErisaXhixho/posts/3788037427897091

SHKARKO APP