Kaçifa, 5 ditë pas vrasjes, një oficer grek vjen në Shqipëri

“Unë do të punoj me Policinë shqiptare për të marrë të gjithë informacionin që është mbledhur mbi hetimin e rrethave të vdekjes së Konstandin Kaçifas”.

Sot në Shqipëri, 5 ditë pas “ekzekutimit” siç e cilëson gazeta greke Protothema, vrasjen e Konstandin Kaçifas më 28 tetor 2018, një oficer grek do të shkojë në Bularat.

Sipa Ministrisë së Mbrojtjes Civile të Greqisë, që i referohet Protothema, oficeri do të shkojë në vendin fqinj në kuadrin e një bashkëpunimi dypalësh. Oficeri grek do të punojë me Policinë shqiptare për të marrë informacionin mbi hetimin për rrethanat e vdekjes së Konstandin Kaçifas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo ndodh disa orë pas bisedimeve ndërmjet Zv.ministrit të Jashtëm Georgios Katrougalos dhe ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushatit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?