”Kacifa”, babai te Krimet: Të zbardhet ngjarja

Jani Kacifa, babai i ekstremistit grek, që u vra nga RENEA ditën e diel në Gjirokastër ka dëshmuar në prokurorinë e Krimeve të Rënda. Së bashku me një përkthyes dhe një përfaqësues ligjor të familjes, ai udhëtoi nga Gjirokastra në Tiranë me një makinë me targa greke, i shoqëruar nga një grup i medieve të vendit fqinj.

Ai arriti në prokurori në orën 12:00, ndërsa deklarimet para prokurorit Njazi Seferi zgjatën deri në orën 14:00. Babai i 35-vjeçarit ka kërkuar zbardhjen e vrasjes që djalit. Nuk ka ende një autorizim nga prokuroria që familja të tërheq trupin, pasi ka ende veprime për t’u kryer nga grupi i ekspertizës mjeko-ligjore.

Dje konsulli grek në Shqipëri, zhvilloi një takim tek prokuroria e Krimeve të Rënda lidhur me hetimet për vrasjen e ekstremistit grek në Bularat të Gjirokastrës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?